Ttaram

Ttaram

Ttaram

Ttaram është sistem raportimi online, dhe do ketë bazën në webfaqe dhe në aplikacion për mobil. Arsimimi në Kosovë ka mbërri në një nivel jo të dëshirueshëm. Me qëllim që mos të bjerë në nivel të mjerushëm, na lindi idea për projektin Ttaram. Pse Ttaram? Ttaram është zëri kritik i munguar i studentit, por jo vetëm. Në të do mund të raportojnë vetë profesorët, dekanët apo punonjësit që janë aktiv në sistemin arsimor. Ttaram do jetë zëri i studentit të cilit ju kanë shkelur drejtat e veta elementare, dhe nuk ka ku të raportoj.Ttaram do jetë zëri i prindit të paknaqur. Duke pasur përbazë që arsimimi është njëra ndër fushat ku njihet zhvillimi i një shteti, ky projekt do jetë ajo shtytje e madhe e rritjes së përgjegjësisë nga ana e dhënësve të dijes, e me këtë rast do nxisë kualitetin e mësimit në shtetin tonë.
Ttaram is online reporting system, and will be based on the website and mobile application. Education in Kosovo has reached in a not desirable level. Aiming to not let it fall into the miserable level, we thought for the idea of Ttaram. Why Ttaram? Ttaram is the missing critical voice of the student, but not only. People who can report in this tool include professors, deans or other active workers of the educational system in Kosovo. Ttaram will be the voice of the student whose basic rights are violated, and they have not any other place to report it. Taking into account that the education system is one of the areas where the development can be measured, this project will be a significant push to increase the accountability of providers of knowledge, thus promoting the quality of teaching in our country.

Change

Me një sistem i cili përbazë ka kërkesën e vetë studentit i cili njihet si personi më energjik në shoqëri, kemi një bindje që ndryshimi do vie me hapa të shpejtë. Ndryshimi do vërehet në çdo institucion shkollor që ka ndëgjuar për sistemin. Është interesante se si kanë ndryshuar sjellja e disa puntorëve në kompani të caktuara, pasi që është instaluar sistemi i kamerave (edhe pse në fakt ato kanë qenë në gjendje joaktive gjatë gjithë kohës). Tek ne "kamera e instaluar" do jëtë vetë studenti/nxënësi. Ne duke marrë përbazë guximin e të rinjëve, besojmë që sjellja e profesorëve, dhe ligjërimi i tyre do jetë shumë më kualitativ se ka qenë më parë. Lajmërimi i keqpërdorimeve, dhe adresimi i tyre në vende që kanë fuqi të vendimarrjes, do luajë rol shumë të madh në vetëdijësimin e dhënësve të dijes.

Technologies

Webfaqja do jetë pikë lidhëse mes zërit të nxënësit/studentit dhe autoriteteve përkatëse, të cilat do mirren me shqyrtimin e rasteve. Kurse aplikacioni mobil do jetë pika lidhëse mes studentin dhe webfaqes. Gjithashtu do jetë e mundur raportimi edhe direkt prej webfaqes. Për shkak që teknologjia e ditëve të sotit, pikë të fortë krahasuese e ka se sa është ajo e lehtë për tu përdorur, webfaqja dhe apliakacioni do jenë shumë të lehta për tu përdorur, dhe lehtë e manovrushme. Në webfaqe do integrohet edhe sistemi per ruajtjen e informacioneve të atyre që raportojnë.

Timeline & Objectives

Garantimi i suksesit të këtij projekti do varet nga vetë NE. Secili prej nesh do ketë atë rolin e vet në suksesin e këtij projekti. Jemi të vetëdijshëm që na pret një punë e madhe, por besojmë dhe shpresojmë shumë në dëshirën e madhe të studentëve për ndryshim, dhe të gjithë qytetarëve që do raportojnë. Objektiva jonë do jetë një nxënës/student i knaqur, dhe jo i motivuar që me çdo kusht të shkoj për shkollim jashtë shteti. Objektivi jonë është që të mbajmë intelektualët brenda Kosovës.

Community Building

Pasi që komuniteti do jetë pika e cila lidhen të gjitha degët e projektit, do i kushtojmë një rëndësi të veçantë. Fjalimet me qëllim njoftimi rreth projektit do jetë hapi i parë që do ndërmarrim. Njëkohësisht do bëhet edhe shpërndarja e fletushkave me qëllim njoftimi se si punon sistemi. Natyrisht, pa mjetet socile si facebook dhe twitter do jetë e pamundur të paramendohet një nismë, edhe kjo do ketë profilin e vet në këto dy sisteme sociale.

Sustainability

Besojmë që sistemi i tanishëm ka nevojë urgjente për ndryshim, për vetëdijësim e sidomos për ndërrim rrënjësor të komunikimit. Ndryshimi do zgjasë me vite, deri tek arritja e qëllimit. Pasi që është sistem i cili do ndikojë në përmirësimin e gjendjes së komunitetit, e sidomos "trurit" të shoqërisë, nuk do jetë e vështirë gjetja e fondeve. Shembuj që tanimë janë duke funksionuar nëpër botë ka shumë, por një i cili është më afër nesh, pra në vendin tonë është kallxo.com. Kjo webfaqe është e krijuar për korrupsion.Përshembull ky rast nuk është për këtë webfaqe, edhe pse është urgjent:https://kallxo.com/reports/view/1975 . Po të ishte aktive webfaqja Ttaram do ishte më adekuate për tu raportuar në të. Për fund do citoj Nelson Mandelën: "Edukimi është arma më e fuqishme të cilën mund ta përdorni për të ndryshuar botën"

Project Owner

Fitim Adili

Project Contributors

Studentët, nxënësit, profesorët, prindërit,

CHALLENGE WINNER

Challenge

Category

Accountability