FAQ

  • Çka janë sfidat?

Sfidat janë konkurse të hapura për projektet më të mira mbi transparencën dhe llogaridhënien. Sfidat e community boost_r kandidojnë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Pra bëhet një kombinim online dhe offline, kur është fjala për zhvillimin e ideve, mbledhjen e reagimeve  dhe procesin e votimit.

  • Si funksionon?

Midis mesit të prillit dhe majit, pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin idetë dhe të ndajnë komentet e tyre mbi zhvillimin e koncepteve. Pas një votimi publik për të përcaktuar një listë të shkurtër, një panel i gjyqtarëve do të shqyrtojë komentet dhe ndërveprimin me idetë në platformën për të përzgjedhur kështu finalistët.

Të gjitha projektet e dorëzuara do të ndahen në një galeri të projektit për diskutim, dhe do të përzgjidhen shtatë finalistët në secilin vend, të cilët do të takohen me teknologë për të zhvilluar specifikimet e platformës së tyre e cila me pas do të programohet në maj gjatë  code sprints (hackathons). Gjatë 48-orëve, ueb faqet dhe/ose aplikacionet fituese do të zhvillohen më tutje për lansim në Awards Event (ceremoninë e çmimeve) e cila do të organizohet në fund të qershorit. 

Atje, nga tri zgjedhje për secilin shtet do të selektohen për të fituar grante dhe mbështetje teknike për t’u siguruar për një fillim të suksesshëm të idesë së tyre.

Gjatë Sfidave, Fondacioni TechSoup, Dokukino dhe Fondacioni IPKO do të menaxhojë një maratonë ngjarjesh offline në të gjithë vendin për të sjellë së bashku komunitetin e programerëve dhe novatorëve social, duke ngritur diskutimet rreth drejtësisë sociale dhe shpërndarjen rezultateve.

  • Kush mund të marrë pjesë në një sfidë?

Sfidat ftojnë në pjesëmarrje të gjithë novatorët social dhe sipërmarrësit, OJQ-të dhe programerët. Përmes ngjarjeve të ndryshme creative offline dhe online formue, partneritet me komunitetitn e IT-ve, korporata dhe tregun e ueb medias, të gjithë novatorët do të kenë mundësi që tw bashkojnë dhe shpërndajnë idetë dhe vlerësimet.

VËREJTJE: Ne gjithashtu inkurajojmë individët dhe organizatat që të aplikojnë mirëpo për shkaqe ligjore, grantet për finalist do t’u jepen tre personave për një shtet në bazë të marrëveshjes në mes të Fundacja TechSoup dhe një OJQ-je. Nëse fituesi është individ, atëherë ai/ajo do të duhet të bashkëpunojë me një OJQ ekzistuese e cila do të bashkohet me projektin. Një tjetër mundësi është që  të themeloni një në mënyrë që të mund të merrni grantin mbështetës.

  • CILA ËSHTË KOHËZGJATJA PËR SFIDAT? 

Sfidat fillojnë me fazën e dorëzimit gjatë të cilit qytetarët dhe organizatat e Kosovës, BiH dhe Serbisë paraqesin idetë e tyre për një projekt social në faqen community boost_r. Faza e dorëzimi fillon më 18 prill dhe përfundon  më 13 maj.

Faza e dorëzimit pasohet nga faza e votimit dhe pjesa e jurisë - 13-24 maj.

Pasi të përfundon votimi, për shtatë projektet më të mira në secilin vend do të organizohet në fundjavë code sprint (hackathon): 

  • me  25-26 maj në Sarajevë (BiH),
  • 31 maj - 1 qershor në Beograd (Serbi) si dhe 
  • 15-16 qershor në Prishtinë (Kosovë).

Faqet dhe / ose aplikacionet fituese do të ndërtohen për t’u  lansuar në Awards Event që do të organizohet në fund të qershorit - fillim të korrikut.

Një timeline i thjeshtë i sfidave është ky poshtë:

  • Çfarë është licencimi i projekteve të dorëzuara në community boost_r?

Të gjitha projektet e dorëzuara duhet të jenë burim i hapur dhe duhet të kenë kodin e tyre me një modul të përkthimit të publikuar për të inkurajuar shtrirjen rajonale. Finalistët do të qeverisen nga Attribution Non-Commercial-No Derivative Works 3.0, license e Shteteve të Bashkuara.

  • Cilat janë limitimet e aplikimt?

Parashtrimet janë të kufizuara  në dhjetë (10) ide, tri (3) projekte të kompletuara për një (1) organizatë, OJQ, ose grup. Nëse keni pyetje lidhur me pjesën organizative të projektit tuaj ose se si ta paraqitni, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected]

  • Për sa projekte mund të votojë?

Ti mund të votosh për 3 projekte për secilin shtet. Ne do t’i numërojmë votat ndërsa ju mund t’i kontrolloni projektet për të cilat keni votuar duke vizituar “my votes” (votat e mija) në profilin tuaj.

  • Cilat janë kriteret mbi të cilat gjykohen projektet?

Projektet do të përzgjidhen përmes një procesi të kombinuar në interes të komunitetit si dhe votave të tyre 

  • Fizibiliteti: A do të përdoret ky mjet për bashkëpunime? A është zgjidhja e propozuar e realizueshme sa i përket pikëpamjes teknike? 
  • Potenciali për drejtësi sociale: kjo ide, a do të mund të edukojë, të organizojnë apo të fuqizojë njerëzit për të adresuar një çështje të veçantë të drejtësisë sociale  dhe a e bën atë të ketë potencial për të dhënë një kontribut të rëndësishëm  në këtë çështje?
  • Mundësia e tërheqjes së investimeve nga jashtë dhe/ose interesi: A është kjo një ICT zgjidhje elegante e cila mund të ofrojë ndikim me kosto relativisht të ulët? Partnerëve të jashtëm (përfaqësues të të drejtave të njeriut, sipërmarrje, IT kompanitë, etj) a do të intrigohen  nga kjo ide dhe të investojnë në të? 
  • Inovacioni: A do të sigurojë projekti  një zgjidhje inovative? (Ideja nuk ka nevojë të jetë krejt e re ose e pa testuar më parë, por të jetë inovative dhe në përputhshmëri me mjedisin e propozuar).
  • Shkallëzimet: A mund të shkallëzohet ky projekt gjerësisht për të adresuar nevojat në rritje?
  • Çfarë do të marrin fituesit?

Përveç publicitetit të merituar dhe mbështetjen tepër të çmuar të komunitetit, secili prej tre fituesve për çdo vend do të marr një shumë prej 5000 USD grant për zhvillimin e mëtejshëm të projektit.

  • Çka është community boost_r?

Community boost_r filloi si një iniciativë e përbashkët e fondacionit polak TechSoup Fundacja, Dokukino (Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë) Zasto NE (BiH) dhe Kosovo 2.0 (Kosovë) në qershor 2012. Qëllimi i projektit ka qenë që të inspirojë, mundësojë dhe promovojë teknologji të reja për pariticipuesit civil në iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në Ballkanin Perëndimor.

Tani projekti drejtohet nga Fundacja TechSoup, Dokukino, Zashto NE dhe IPKO Foundation me mbështetjen e Fondacionit Charles Stewart Mott dhe National Endowment for Democracy.

Ju mund të lexoni më shumë rreth nesh në seksionin “rreth nesh” të kësaj web faqe.

  • Kë të kontaktoni në rast se keni ndonjë pyetje apo paqartësi gjatë procesit të aplikimit? 

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar, na kontaktoni në: [email protected].