Bordi Studimor

Bordi Studimor

Bordi Studimor

Qëllimi i këtij projekti është të ofroj një web platform unike që do të mundësoj përmirësimin e cilësisë së edukimit dhe informimin sa më objektiv, duke promovuar konkurencën dhe bashkëpunimin, te institucionet e shkollimit të mesëm dhe institucionet e shkollimit të lartë gjegjësisht kolegjet dhe universitetet. Web platforma mundëson fasilitimin dhe ndërmjetësimin e komunikimit në mes të këtyre dy niveleve të shkollimit gjegjësisht të studimit apo arsimimit, përmes eventeve të përbashkëta, duke krijuar linja të rregullta, transparente dhe permanente të komunikimit mes tyre me informacione gjegjëse nga databazat me karakter të përditësueshëm. Ndër të tjera do të ofrohen informata si të sigurohen fondet për të aplikuar në një institucion të caktuar arsimor. Interes të veqantë përbëjnë programet e testimit online që do të organizohen brenda platformës si Testi Kombëtar, i Maturës Shtetërore, i lëndëve natyrore, i lëndëve shoqërore etj.
Have you thought to create the perfect plan for your education and future career, well, than this is the site you are looking for! This project consist on the need to facilitate and improve the communication between two different levels of education, that of the high schools and colleges or universities. It aims to do so by creating regular, transparent and permanent communication lines between them, with the corresponding information from their databases which will be updatable. This facilitation will be achieved by implementing a web platform that is based on IT or Internet Technology, so we can inspire minds everywhere.

Ndryshimi

Në web platform vizitorët që mund të jenë nga komuniteti i nxënësve, studentëve, prindërve, mësimdhënësve dhe profesionistëve të tjerë të fushave të ndryshme do të gjejnë të gjitha institucionet e shkollimit të mesëm dhe ato të shkollimit të lartë gjegjësisht kolegjet dhe universitetet në komunën e tyre dhe më gjerë. Dhe atë me të gjitha informacionet përkatëse mbi planprogramet që organizohen, drejtimet, departamentet studimore, tipin e institucionit, kapacitetet akademike aktuale të gjithsecilit institucion veq e veq si dhe do të njifen me mundësitë dhe kushtet e aplikimit. Siq mund të kuptohet përmes një zgjidhje të tillë të bazuar në IT krijohet një pasqyrë e qartë, transparente dhe moderne e kapaciteteve egzistuese në këta resor shumë të rëndësishëm arsimor në Kosovë.

Teknologjia

Web aplikacioni do të ndërtohet bazuar në arkitekturën klient-server. Fillimisht do të krijohet databaza relacionale me informacione përmbajtësore për secilin institucion arsimor e që në vehte ndër të tjera do të përfshijnë edhe të dhënat nga sajtet aktuale të tyre e poashtu edhe ndërlidhjen me vegza kaluese në mes të kësaj web-platforme dhe faqeve zyrtare të këtyre institucioneve. Databazat do të zhvillohen përmes MySQL with Management Studio, ndërkaq sajti do të zhvillohet duke u mbështetur në gjuhën programuese PHP ku nuk do të përjashtohen dhe teknologjitë e tjera konvencionale për realizimin e projektit siq janë AJAX dhe jQuery.

Timeline & Objektivat

Lansimi i web platformës do të bëhet në pjesën e dytë të muajit qershor ku të gjithë përdoruesit apo vizitorët do të kenë qasje 24 orë dhe 7 ditë në javë. Gjatë muajit pasues do të kompletohen databazat me informacionet përmbajtësore të tyre, që do të qojë në përfshirjen e të gjitha institucioneve arsimore në vend. Si fazë pasuese është identifikimi i partnerëve të tjerë që kanë këtë fushë interesi që do të kontribonin në arritjen e një suksesi më të madh të këtij projekti.

Ndërtimi i komunitetit

Në lidhje me ndërtimin e komunitetit konsiderojmë se projekti ka një përparësi të madhe ngase do të zhvillohet në periudhën kohore ku më së tepërmi ju nevoitet komunitetit të nxënësve, studetëve, prindërve, mësidhënësve dhe të gjithë të tjerëve. Gjithsesi afirmimi i tij do të fuqizohet përmes përdorimit të rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Google+, YouTube etj. Në rrafshin e kampanjës offline do të informohen këshillat e nxënësve dhe studentëve pastaj këshillat e shkollave, kolegjeve dhe universiteteve të cilat do të përqojnë lajmin deri tek anëtarët e institucioneve të tyre respektive.

Qëndrueshmëria

Ne aspektin e qëndrueshmërisë funksionale të projektit gjegjësisht të web platformës, mjetet teknologjike aktuale egzistuese janë mëse të mjaftueshme. Projekti në vehte përfshinë disa sfera interesi të sistemit të arsimit në vendin tonë, prej të cilave presim që në vazhdimsi të na mbështesin në ngritjen e mëtejme të cilësisë së shërbimeve që do të ofrojmë për ta. Dhe në këtë kuadër mendohet edhe përkrahja e tyre në procesin e mirëmbajtjes në afatgjatë të këtyre shërbimeve.

Pronari i Projektit

Ideal Cakolli

Kontribuesit e projektit

Ditbardh Uka, Miftar Hoxha, Lavdim Xhelili, Mensur Veliu, Arlind Hajredinaj, Arbnor Halili, Kujtim Sermaxhaj

CHALLENGE WINNER

Sfida

Kategoria

Shërbime publike

Uebfaqja