Rrenat

Rrenat

Rrenat

Idea e projektit tonë është që ta zhvillojmë një lojë për telefona të menqur. Pasi që politikanet tonë bëjnë premtime dhe nuk i realizojnë, në këtë lojë qytetarët duke shprehur pakënaqësin dhe mllefin, mund ti ndëshkojn ata në menyrë virtuale për mos realizimin e premtimeve dhe mos përmbushjen e detyrës.

Ndryshimi

Synimi jonë me këtë projekt është që njerzit të argetohen po ashtu të shprehin pakënaqesinë e tyre ndaj mos realizimit të premtimeve njëkohësishte do të njoftohen me deshtimet dhe skandalet e politikanëve të vendit tonë. Me shpresën qe kur ta shohin politikanët tonë do ti vret ndergjegjia dhe do mëndohen më mirë kur ti bëjn premtimet.

Teknologjia

Aplikacioni do të jetë kompatibil në sistemin operativ të telefonave të menqur si iOS dhe Android, pra për platformën iphone, samsung, htc etj. Për zhvillimin e lojës do të përdorim disa gjuhë programuese iOS, Android, html5, css3, javascript. Të gjitha këto do të zhvillohen nga një staf i përkushtuar dhe me experiencë për këtë lëmi.

Timeline & Objektivat

Ne i garantojmë qytetarëve një lojë 2 dimensional por me kualitet të lartë, ku në lojë do të paraqiten disa nga dështimet e politikanëve ku në një formë qytetari do të mësoj se cilat premtime nuk janë mbajtur dhe njëkohësisht do te argëtohet. Kjo lojë dhe të gjitha versionet e tjera shtesë, do të jenë të publikuara pa pagesë ku të gjithë munden ta shkarojnë. Në projekt nuk do të ketë asesi ndikime politike.

Ndërtimi i komunitetit

Ne kemi planifikuar që lojën tonë ta shpërndajmë në rrjete sociale si Facebook, Twitter, Google Plus. Loja do të publikohet në Google Play "për Android" dhe në Appstore "për iOS". Pasi që rrjetet sociale dhe telefonat e menqur janë bërë pjesë e shoqëris sonë, kjo është një mënyrë shumë e shpejtë e përhapjes së projektit.

Qëndrueshmëria

Pasi cdo herë e më shumë po shohim skandale dhe dështime të qeverisë së kosoves, loja do të ketë versione ''update'' të reja ku për përdoresin nuk do të krijohet monotoni. Nese projekti jonë zgjedhët si projekt fitues, ne do të shpenzojmë të hollat duke blerë mjete kompjuterike si dhe programe softwerike, pasi që për momentin jemi duke punuar me mjete të huazuara dhe me kohë te limituar. Link për mjete elektronike - http://www.apple.com/macbook-pro/

Pronari i Projektit

Scuta Softworks

Kontribuesit e projektit

Arben Shkupolli, Dardan Mehmeti, Visar Spanca, Zef Lumezi

Sfida

Kategoria

Zëri i qytetarëve

Follow Us