Zëri i qytetarëve

Nga teknologjia tek institucionet e hapura dhe politikanet e pergjegjshem

By CRTA

Qendra e Kërkimit, për Transparencë dhe Llogaridhënie - CRTA nga Serbia në një monitorim ditor, supervizon dhe monitoron llogaridhënien e politikave dhe transparencën e institucioneve qeveritare. Të gjitha projektet tona – Vërtetësimatësi (istinomer.rs), Parlamenti Transparent (otvoreniparlament.rs) dhe Harta e Parave  (pratipare.rs) paraqesin në internet bazën për krijimin e komunitetit të qytetarëve aktiv dhe të përgjegjshëm, të gatshëm për t’i kërkuar llogaridhënie politikanëve për qytetarët e tyre.

App konkurse

By Anna Kuliberda of TechSoup Global

Bota serioze e internetit, për cudi ka prirje edhe tek: politikanët, si presidenti Obama, i cili dëshiron të jetë në Facebook; institucionet publike që po i kushtojnë rëndësi nëse dizenjimi faqeve të tyre u pëlqen përdoruesve. Një aspekt tjetër trend është edhe gara e app.

Si mund të krijojnë qytetarët ligje nëpërmjet internetit dhe me mjetet e e-pjesëmarrje (pjesmarrje elektronike)?

By Ewa Stokluska

Kur ne mendojmë mbi kontributin e mjeteve të ndryshme ICT për pjesëmarrje, para së gjithash  duhet të kujtojmë rreth zgjerimit të hapësirave për reflektimin qytetar. Teknologjia ka rritur në mënyrë dramatike aftësinë e qytetarëve për të komunikuar me autoritetet dhe mundësinë e diskutimeve demokratike mbi çështjet publike. Kjo do të thotë se grupe të mëdha njerëzish kanë dhënë një mundësi për të shprehur mendimet e tyre, të marrin pjesë në reflektime dhe madje, të deklarojnë preferencat e tyre në çështje të rëndësishme përmes votimit, pavarësisht nga vendndodhja e tyre aktuale dhe me një kosto minimale.

E – participation (pjesmarrja elektronike): çfarë do të thotë dhe si mund të duket

By Ewa Stokluska

Një fjalë misterioze fillon me shkronjën “p” e kjo kohët e fundit ka qenë në buzët e të gjithëve. Për ta bërë atë të thjeshtë - do të thotë “të marrësh pjesë”, të angazhohesh në aktivitete sociale që synojnë të mirën e përbashkët. Ka dy lloje pjesëmarrjesh: sociale (horizontale) dhe qytetare (vertikale). E para përfshin aktivitete të ndryshme, duke punuar së bashku drejt një qëllimi të njëjtë. E dyta ka të bëjë me një segment specifik të aktiviteteve tona - kur ne veprojmë si qytetarë - mes nesh, por zakonisht në lidhje me autoritetet duke synuar të njëjtin qëllim të përcaktuar si publik, politik apo civil. Një pjesëmarrje e tillë do të thotë përpjekje aktive për të influencuar vendime në lidhje me jetën publike, duke u përfshirë në çështje publike dhe duke marrë pjesë në veprime që i  njehsojnë ato.

Faqet