Rregullat

Sfidat janë pjesë e projektit të madh të quajtur community boost_r.  community boost_r  inspiron, mundëson dhe promovon teknologji të reja për pjesëmarrësit civil në iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në Ballkanin Perëndimor. Projekti drejtohet nga Fundacja TechSoup dhe Dokukino në partneritet me TechSoup Global, Zašto ne, SEE-ICT dhe IPKO Foundation mbështetjen e dhënë nga Charles Stewart Mott Foundation, National Endowment for Democracy dhe Balkan Trust for Democracy.

I. PËRSHTATSHMËRIA

Sfidat ftojnë në pjesëmarrje të gjithë novatorët social dhe sipërmarrësit, OJQ-të dhe programerët. Përmes ngjarjeve të ndryshme creative offline dhe online forma, partneritet me komunitetin e IT-ve, korporata dhe tregun e ueb medias, të gjithë novatorët do të kenë mundësi që të bashkojnë dhe shpërndajnë idetë dhe vlerësimet.

VËREJTJE: Ne gjithashtu inkurajojmë individët dhe organizatat që të aplikojnë mirëpo për shkaqe ligjore, grantet për finalist do t’u jepen tre personave për një shtet në bazë të marrëveshjes në mes të Fundacja TechSoup dhe një OJQ-je. Nëse fituesi është individ, atëherë ai/ajo do të duhet të bashkëpunojë me një OJQ ekzistuese e cila do të bashkohet me projektin. Një tjetër mundësi është që  të themeloni një në mënyrë që të mund të merrni grantin mbështetës. Ne do të rezervojmë të drejtat për një intervistë të shkurtë me telefon për t’u siguruar që organizata është reale dhe mbi të gjitha që do t’a zhvillojë projektin.

II. KRITERET E VOTIMIT DHE VLERËSIMIT

Projektet do të përzgjidhen përmes një procesi të kombinuar të votimit online dhe offline (juria). Seleksionimi gjatë këtyre fazave do të ndodhë kështu:

1. Votat Online: votimi online ka për bazë përfshirjen e komunitetit, pra potenciali që një projekt të ketë sukses bazohet në rritjen e numrit të mbështetësve dhe shokëve. Kjo fazë përdoret për të përcaktuar një listë të shkurtër të projekteve që plotësojnë kriteret, për të marrë vota dhe për të treguar një nivel të lartë të interaktivitetit nëpërmjet rrjeteve sociale. Pasi të fillojë votimi individët do të mund të krijojnë profilet e tyre dhe më pas do të mund të japin votën mirëpo së pari duhet të përzgjedhin tri (3) projektet e tyre favorite. Votat konsiderohen si vlera parësore mirëpo edhe rrjetet e ndryshme sociale do të merren në konsideratë duke u bazuar në këtë algoritëm: 70% vota, 20% komente/dialog dhe 10% një kombinim i pëlqimeve në Facebook dhe Tweet-imeve.

2. Pasi të përcaktohet lista e shkurtër, juria do të mas finalistët në bazë të sistemit të pikave (10 pikë secila kategori) në faktorët e mëposhtëm:

Potenciali për ndryshime sociale: Si do të ndryshojnë përdoruesit; çka do të mund të arrijnë ata me produktin tënd? A shpresoni se do të ndryshojë sjellja e tyre? Si do të influencojë kjo komunitetin tënd, vendin ose qytetin tënd? A mund të thoni se ideja juaj do të edukojë, organizojë ose aftësojë njerëzit që të adresojnë çështje të transparencës dhe llogaridhënies dhe sa mendoni se do të ketë potencial për të dhënë kontribut sa u përket këtyre çështjeve?

  • Teknologjia: Si do ta përdorin njerëzit ueb site-n tënd/ ueb aplikacionin/ aplikacionin për mobil? Si do të ndërveprojnë me të? Bëhu specifik dhe mbi të gjitha “thjeshtëso”! Në qoftë se mund të parashihni ndonjë detaj teknik (siç është, gjuha e programimit, sistemi operacional, informatat e data bazës), do të ishte mirë por megjithatë nuk është e domosdoshme.
  • Kohëzgjatja dhe objektivat: Nëse jeni finalist ne do ju ndihmojmë që të ndërtoni produktin dhe ju do të merrni $5,000 me qëllim të mbështetjes së projektit. Por, çka do t’i garantoni ju njerëzve si rezultat? Ne presim që të na impresiononi me planin tuaj solid, dhe objektivat tuaja realiste dhe të matura.
  • Zhvillimi i komunitetit: Si do të dinë njerëzit ta gjejnë dhe ta përdorin mjetin tuaj? Çfarë lloji të multimedias do të përdornit? A keni ndonjë ide për kampanja online apo offline? A do të organizoni ngjarje? Si do të përfshin njerëzit offline ?
  • Qëndrueshmëria:Si mendoni ta drejtoni projektin? Çfarë lloj mbështetjeje mendoni se do të ju duhet përveç investimit tonë fillestarë në produktin dhe projektin tënd? Si mendoni që ta arrini? A ekzistojnë mjete të cilat do të mund të përdoreshin për të ndërtuar produktin tënd? A mund t’i dërgosh shembujt ose linqet? 

3. Ngjarjet e përmbylljes: Fituesit do t ë përcaktohen nga runda e dytë e votimit online. Për më tepër, ne planifikojmë që të organizojmë ngjarjet e përmbylljes gjatë të cilave finalistët do të ketë mundësi që të lansojnë projektet e tyre.

III. KOHËZGJATJA:

Sfidat fillojnë me fazën e dorëzimit gjatë të cilit qytetarët dhe organizatat e Kosovës, BiH dhe Serbisë paraqesin idetë e tyre për një projekt social në faqen community boost_r. Faza e dorëzimi fillon më 18 prill dhe përfundon  më 20 maj.

Faza e dorëzimit pasohet nga faza e votimit online nga publiku dhe pjesa e vlerësimit të jurisë - 21 - 27 maj.

Pasi të përfundon votimi, për shtatë projektet më të mira në secilin vend do të organizohet në fundjavë code sprint (hackathon), me  25-26 maj në Sarajevë (BiH), 31 maj - 1 qershor në Beograd (Serbi) dhe 15-16 qershor në Prishtinë (Kosovë).

18 qershor fillon faza e dytë e votimit nga publiku kësaj rradhe vetëm për 7 finalistet kurse me 25 qershor bëhet shpallja e fituesve.

Faqet dhe / ose aplikacionet fituese do të ndërtohen për t’u lansuar  në Awards Event që do të organizohet në fund të qershorit - fillim të korrikut.

IV. VERIFIKIMI I PROJEKTEVE:

Për të marrë pjesë projektet duhet të :

Konfirmojnë gatishmërinë për code sprint dhe Eventet 

Konfirmojnë neutralitet politik, transparencë dhe ligjshmëri. Projektet të cilat janë të paligjshme dhe jo konstruktive nuk do të pranohen.

Pohojnë se ata kanë lexuar rregullat dhe rregulloren dhe kanë kuptuar që Fundacja TechSoup, Dokukino dhe partnerët e tjerë kanë të drejtë të refuzojnë çdo aplikacion me apo pa shpjegim.

Regjistrohen në  community boost_r uebsite

Të shpërndajnë Creative Commons (lexo më shumë në lidhje me licencimin në FAQ)

V. KRITERET E SHPËRBLIMIT:

Për të marrë një grant, projektet duhet të përmbushin kërkesat e sponsorit, nëse ka ndonjë.

Organizata e cila drejton projektin apo merret me të duhet:

• të nënshkruajë një marrëveshje për grant me Fundacja TechSoup

• përmbushë obligimet për raportim të grantit të përcaktuara në marrëveshjen e grantit

• Granti tek finalistët do të ndahet në formë të kësteve në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë mbi projektin dhe raportimin.

Fondacioni TechSoup do të ofrojë një model për një marrëveshje të detyrueshme në nivel lokal për të mbuluar këto pika thelbësore mes të tjerash:

• shpërndajnë  njësoj Creative Commons

• publikojë kodin e tyre tek CodeBase

• përfshijnë një modul të përkthimit në gjuhën kodimit (http://drupal.org/documentation/modules/translation)

• të paraqesë një plan 6 mujor dhe buxhetin

• të shpenzojë jo më shumë se 50% të grantit në pjesën administrative dhe pagat (shih Pyetësorin)

• të konfirmoj vendosjen e logos / përfaqësimin e  Fondacionit TechSoup, Dokukino / community boost_r dhe llogot e partnerëve.

• neutralitet politik, transparencë dhe ligjshmërinë.

• projektet duhet të demonstrojë datën e nisjes brenda 3 muajve.

• të përdorin dhe të shpërndajnë qasjen në mjetet analitike të disponueshme në anglisht (preferohet Google Analytics).