Sfidat

Sfidat janë kampanjë dhe njëkohësisht garë e community boost_r. Ne jemi duke kërkuar idetë më të mira për ueb dhe telefona që lidhen me projekte sociale në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Sfidat organizohen nga Fundacja TechSoup, Dokukino (Serbia, BiH), Zasto NE (BiH), SEE-ICT (Serbia) dhe IPKO Foundation (Kosovë), me mbështetjen e Charles Stewart Mott Foundation, National Endowment for Democracy dhe Balkan Trust for Democracy.

Në mes të prillit dhe majit ne ju ftojmë që të parashtroni idetë tuaja dhe t’i ndani komentet tuaja në zhvillimin e koncepteve. Të gjitha projektet e dorëzuara do të shpërndahen në galerinë e projektit për diskutim. Pas votimit të publikut për të vendosur listën e shkurtër, paneli i jurisë do t’i shikojë komentet dhe ndërveprimet së bashku me idetë për të nxjerrë finalistët.

Shatë finalistë për secilin shtet do të bashkohen me teknologë për të zhvilluar më tutje specifikat e  platformës së tyre, për t’u programuar në maj në code sprints (hackathons). Përgjatë 48 orëve ueb faqja fituese ose/edhe aplikacioni fitues do të zhvillohet për lansim në Award Event që do të organizohet në fund të qershorit dhe fillim të korrikut. Tri zgjedhjet më të mira do të përzgjidhen dhe do të fitojnë mbështetje teknologjike dhe financiare për t’u siguruar për një fillim të suksesshëm të idesë së tyre.

Gjatë sfidave, Fondacioni TechSoup, Dokukino dhe Fondacioni IPKO do të menaxhojë një maratonë ngjarjesh offline në të gjithë vendin për të sjellë së bashku komunitetin e programerëve dhe novatorëve social, duke ngritur diskutimet rreth drejtësisë sociale dhe shpërndarjen e rezultateve.

Një timeline i thjeshtë i sfidave është ky poshtë:

Sfidat janë pjesë e një projekti të madh të quajtur community boost_r.  community boost_r  inspiron, mundëson dhe promovon teknologji të reja për pjesëmarrësit civil në iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në Ballkanin Perëndimor. Projekti drejtohet nga Fundacja TechSoup dhe Dokukino në partneritet me TechSoup Global dhe Zašto me mbështetjen e dhënë nga Charles Steëart Mott Foundation dhe National Endowment for Democracy