Resource

E – participation (pjesmarrja elektronike): çfarë do të thotë dhe si mund të duket

Resource

By Ewa Stokluska

Një fjalë misterioze fillon me shkronjën “p” e kjo kohët e fundit ka qenë në buzët e të gjithëve. Për ta bërë atë të thjeshtë - do të thotë “të marrësh pjesë”, të angazhohesh në aktivitete sociale që synojnë të mirën e përbashkët. Ka dy lloje pjesëmarrjesh: sociale (horizontale) dhe qytetare (vertikale). E para përfshin aktivitete të ndryshme, duke punuar së bashku drejt një qëllimi të njëjtë. E dyta ka të bëjë me një segment specifik të aktiviteteve tona - kur ne veprojmë si qytetarë - mes nesh, por zakonisht në lidhje me autoritetet duke synuar të njëjtin qëllim të përcaktuar si publik, politik apo civil. Një pjesëmarrje e tillë do të thotë përpjekje aktive për të influencuar vendime në lidhje me jetën publike, duke u përfshirë në çështje publike dhe duke marrë pjesë në veprime që i  njehsojnë ato.

Ideja e vërtetë e pjesëmarrjes është e bazuar në një kuptim të veçantë të demokracisë dhe të qytetarisë. Në këtë rast, ato janë përcaktuar jo vetëm si njëfarë kornize institucionale, por si një model në të cilin anëtarët e një komuniteti (fqinjët, vendore apo kombëtare) bashkëpunojnë aktivisht dhe me një sens të përgjegjësisë së përbashkët në mënyrë që të bashkë-krijojnë kushtet në të cilat ata jetojnë. Pra pjesëmarrja bëhet jo vetëm për arsye teknike, të cilat ndihmojë për të vënë në praktikë një model të veçantë qeverisjeje – por më shumë se kaq. Kjo ka lidhje me një kuptim shumë të veçantë të esencës së demokracisë dhe mënyrën se si zbatohet demokracia; bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, duke u dhënë atyre më shpesh një zë në të gjitha çështjet e rëndësishme jo vetëm gjatë zgjedhjeve (të cilat përfshijnë paraqitjen e autoriteteve me ide të reja, rreth asaj se si politikat publike mund të zhvillohen, këshillime dhe një kontroll i vazhdueshëm mbi të gjitha veprimet e politikanëve).

Parashtesa magjike “e” – çfarë nënkupton në kontekstin e mësipërm? Kjo do të thotë shfrytëzim i mjeteve të teknologjisë moderne për të arritur një pjesëmarrje ideale: internet, programe të ndryshme dhe mjete komunikimi. Në demokracitë më të konsoliduara, e-pjesëmarrja shpesh nënkupton bërjen e politikave standarde apo procedurave administrative më të avancuara teknologjikisht - për shembull, pranimi i një peticioni apo votimi nëpërmjet internetit. Fuqia e teknologjisë është shumë e dobishme në këtë fushë (kjo është shumë më e pranueshme për të plotësuar formularë të ndryshëm përballë një kompjuteri se sa të presësh me orë të gjata në një zyrë), megjithatë e-pjesëmarrja nuk bëhet vetëm në dimensionin e procedurave elektronike - ajo është një angazhim i përgjithshëm qytetar i cili lehtësohet nga teknologjitë e reja të komunikimit (ICT).

Mjetet e ICT janë jashtëzakonisht të dobishme në realizimin e objektivave të ndryshme kur bëhet fjalë për angazhimin e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Për shembull ato na lejojnë neve për të shumëfishuar fuqinë e aktiviteteve mobilizuese (të tilla si votimet dhe fushatat protestuese online). Falë tyre, është gjithashtu e mundur për të bërë bashkë - me një lehtësi të paparë – ekspertizën mbi çështjet e jetës publike (të dyja mes vetë qytetarëve dhe midis këtyre të fundit me  autoritetet).

Shërbimet Mapping (Hartave) janë një shembull i mirë. Me përdorimin e faqeve web dhe programeve në pajisje të lëvizshme, celularë, ato lejojnë qindra e mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës të raportojnë tek zyrtarët shfaqjen e një problemi në komunitetin e tyre e cila ka nevojë për ndërhyrje. Falë kësaj, autoritetet pastaj mund të informojnë banorët kur çështja është zgjidhur. Si një përfitim i pastër, autoritetet kursejnë kohë dhe njerëz të cilët në të kundërt do t’i përdornin për të monitoruar të gjitha ngjarjet e tilla.

www.fixmystreet.com dhe www.naprawmyto.pl janë vetëm dy shërbime të tilla hartash. www.ushahidi.com nga ana tjetër është një burim i hapur i cili në një mënyrë të ngjashme lejon shërbimin e hartave për probleme të rëndësishme shoqërore, si për shembull, parregullsitë gjatë zgjedhjeve.

Shembuj të tjerë të zhvillimit të shpejtë të mjeteve e-pjesëmarrje janë ato që bazohen në një mekanizëm të burimeve-njerëzore - mënyrë për të gjeneruar ide dhe informacione shoqërore. Ajo mund të përdoret për të mbledhur ide online për zgjidhje të reja në menaxhimin e komuniteteve lokale. Ky është qëllimi i www.neighborland.com - i cili është pothuajse si një forum i madh diskutimi për pjesëtarët e komuniteteve lokale, ku ata mund të ndajnë mendimet e tyre për zhvillimin e zonës vendore, ose, për shembull, për mënyrat e reja të transportit.

Ky lloj i burimeve njerëzore shpesh ndodh në përgjigje të çështjeve të ngritura drejtpërdrejtë nga autoritete të cilat janë gati të marrin disa vendime të rëndësishme për investime, dhe më tej, për të parë fakte të tjera mes njerëzve. Ata duan të përdorin potencialin e “inteligjencës kolektive” të komunitetit.

Mjete të ndryshme të burimeve njerëzore gjithashtu lejojnë krijimin e suksesshëm dhe mbështetjen e proceseve të veçanta pjesëmarrëse offline. www.mindmixer.com u zhvillua si një “vend” për debatet online, por më vonë u përdor për të mbledhur ide dhe për të diskutuar për jetën reale - gjatë takimeve tradicionale të njerëzve nga Valejjo e Kalifornisë, ndërkohë që implementohej pjesëmarrja në buxhet.

The image used in this post has been taken from FLICKR where it is published under the CC-BY-SA-3.0 license.

Data

09/26/2013 - 09:37