PËR NE

Community boost_r frymëzon, mundëson dhe promovon teknologjinë për pjesëmarrjen civile në transparencë dhe përgjegjësi në Ballkanin Perëndimor. Projekti drejtohet nga Fundacja TechSoup dhe Dokukino në partneritet me TechSoup Global dhe Zašto ne, me mbështetjen nga Charles Stewart Mott Foundation dhe National Endowment for Democracy.

Bëhu pjesë e community boost_r

  • Inspirohu duke disponuar me informatat më kualitative dhe më të reja, me strategji dhe studime rastesh relevante për projektin ose iniciativën tënde. 
  • Trego historinë tënde. Ueb sajti ynë është tabelë publikimesh për ide, inovacione, projekte, çështje dhe sfida të përbashkëta për aktivistët e përkushtuar për transparencë dhe përgjegjësi. Ke një tregim që dëshiron ta tregosh? Na bëjë me dije ne, dhe do të të ndihmojmë ta formulosh dhe publikosh atë që ke ndërmend. Ka mundësi që ne të ndihmojmë edhe ta përkthesh në gjuhë të huaja. 
  • Lidhu me aktivistët tjerë.  Përcjell idetë dhe temat të cilat të interesojnë dhe lidhu me njerëzit që qëndrojnë prapa tyre. Shkruaj email, lidhu me Facebook ose në Twitter me #communityboostr. 

RRETH PROJEKTIT

community boost_r ka filluar në vitin 2012, si platformë e informacioneve për të gjithë të interesuarit në përdorimin e teknologjisë për përgjegjësi në Ballkanin Perëndimor. Kemi publikuar shumë artikuj informativ dhe videoklipe rreth transparencës, lirisë së informimit dhe disponimin me të dhëna të rëndësisë publike në regjion. Nëse dëshironi t’i shikoni të gjitha këto të dhënat, shkoni tek Resursi.

Në kuadër të projektit, në tetor të vitit 2012 është organizuar në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë) një takim që ka grumbulluar më shumë se 100 aktivistë, teknolog dhe përfaqësues të shoqërirsë civile. TechCamp Sarajevo ishte një iniciativë e përbashkët e partnerëve të communityboost_r, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadës amerikane në Sarajevë që u vlerësuar si një sukses i madh. Shih videon nga ky organizim dhe lexo më shumë në lidhje me këtë takim dyditor.

PARTNERËT

Projekti ka filluar në vitin 2012 me një bashkëpunim të ngushtë në mes të Fundacja TechSoup dhe tri organizatave nga regjioni – Dokukino, Kosovo2.0 dhe Pse jo (Zasto ne). Vazhdimi i projektit në vitin 2013, por edhe më tej, është rezultatet i punës dhe përkushtimit të TechSoup dhe Dokukino, që përshtatet në një vizion më të gjerë për mbështetjen e zhvillimit të shoqërisë civile  Ballkanin Perëndimor, dhe ngritjen e kapaciteteve regjionale të qeverisjes 2.0.

Fundacja TechSoup punon në atë drejtim kur cdo organizatë e shoqërisë civile në planet të ketë burimet teknologjike dhe dijen që i duhet për të operuar me kapacitete të plota. Me seli qëndrore në Varshavë (Poloni), Fondacioni përfaqëson kryesinë e rrjetit TechSoup Global Netëork, zyrën evropiane të TechSoup Global, dhe organizata të pavarura polake.

DKQ logoFundacioni për komunikime të reja Dokukino (DKQ) inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përmirëson komunikimin në regjion e Ballkanit Perëndimor. DKQ-në e udhëheqin profesionistë nga fusha e internetit dhe mediave publike, duke iu përkushtuar rritjes së dukshmërisë së qëllimeve të shoqërisë civile në transformimin e regjionit.

IPKO Foundation është fondacion vendor që operon në Kosovë. Qëllimi i tyre është që të mbjellin dhe mbështesin zhvillimin e gjeneratës së re të liderëve me vizion digjital për Kosovën. Këta lider të rinjë mund t’i përkasin nga sektor dhe diciplina të ndryshme por që i bashkon interesi i tyre rreth teknoligjisë, internetit dhe informimit të shoqërisë. Fondacioni gjithashtu ka për qëllim të publikoj, shpërblej dhe mbështes punën novative në cdo sektor që inkorporon përdorimin e teknologjisë dhe portretizon vizion digjital për Kosovën. Gjithashtu fondacioni inkurajon edhe të tjerët që të shpërblejnë dhe kërkojnë novacione që katalizon zhvillimin e mëtejm të Kosovës.

Në 10 vitet e fundit organizata civile “Zašto ne” (Pse jo) ka filluar dica projekte dhe iniciativa që e kanë bërë këtë organizatë të jetë nja nga lideret në Bosnje dhe Hercegovinë në fushën e përgjegjësisë, pjesëmarrjes qytetare dhe përdorimin e teknologjisë së fundit. Disa nga iniciativat e kësaj organizate përfshijnë pajisjen e testimit Truth-o-meter, Vote-o- meter- voter dhe Pravodaznam.ba- një dritare për lirinë në qasje në kërkesat për informim. Zašto ne po ashtu është organizator i konferencës regjionale POINT.

Kosovo 2.0 po i jep zë shumicës së heshtur të Kosovës- të rinjve. Nëpërmjet ueb faqes, revistës dhe qasjes direkte, Kosovo2.0 kombinon mediat tradicionale dhe të kohëve të fundit për të krijuar kështu një platformë të vetë-qëndrueshme për t’i mbajtur të informuar dhe aktiv pjesëmarrësit në komunitetet e tyre.