Resource

Inovacioni Social dhe Nxitja e Ndryshimit Shoqëror: Forumi i Demokracisë Personale në Varshavë

Resource

By: Anna Kuliberda, Community Team Member at Fundacja TechSoup

Me 1 shkurt 2013,  Personal Democracy Forum u mbajt në Varshavë. Gjatë konferencës, Fundacja Techsoup udhëhoqi një panel diskutimi mbi mënyrat që inovacioni social mund të përdor për të forcuar rolin e qytetarëve në punën me qeveritë për të lehtësuar ndryshimin social. Thirrur prej meje dhe ekipit të komunitetit të Fundacja Techsoup në Varshavë, paneli ka në përbërje Maria Novković nga UNDP in Montenegro, Alexey Sidorenko nga Social Technology Incubator (Russia), dhe Michał Mach nga CiviCRM Poland.

Diskutimi u përqendrua në dy tema:

• një kuti instrumentesh të inovacionit social teknologjik dhe një domethënie e re e komunikimit me qëllim një përmbushje më të mirë të misionit të organizatave civile;

• nxitja e mendimit krijues rreth teknologjisë me qëllim krijimin e një “hapësire ​​të sigurt” në të cilën pjesëmarrësit mund të përshtatin teknologjinë në përmbushje të nevojave të tyre.

 

INOVACIONI SOCIAL TOOL BOX

Kutia e instrumenteve të inovacionit social përfshin virtualisht gjithçka që të vjen në mendje, kur bëhet fjalë për teknologji të reja: të gjitha pajisjet (kompjuter, laptop-ë, celularët, smartphon-ët, tablet-ët, pajisje të krijuara veçanërisht për nevojat e organizatave/aktivistëve), dhe të gjitha llojet e programeve dhe mediave sociale.

Diskutimi bazohet në mënyrën se si t’ia dalësh mbanë me gjithë këtë shumëllojshmëri dhe si të zgjedhësh instrumentet, mjetet e duhura. Një nga çështjet kyçe në aplikimin e inovacionit është shmangia e fiksimit tek instrumentet duke i lënë ata të mbizotërojnë tek zgjidhja e problemit. Këto janë situata në të cilat ne dëshirojmë të përdorim të njëjtin program për qëllime të ndryshme, ose të lëmë atë dhe të fillojmë të përdorim me zgjuarsi programe më në modë. 
Një çast interesant i diskutimit është rrëfimi nga pjesëmarrësit për programe të cilët ata mendojnë se janë shembull i mirë për përdorimin e teknologjive për aktivitetet sociale:

  • një version Rus i FixMyStreet titulluar RosYama.ru për të lehtësuar rregullimin e gropave në rrugë;
  • RosPil.info kundër vjedhjeve dhe abuzimeve me prokurimet;
  • Roszkh.ru për shërbime komunitare më të mira.

Pjesëmarrësit në panel gjithashtu theksuan rëndësinë e krijimit dhe përdorimit të open source software (ose hardware) në projekte për ndryshim social. Kjo hapje dhe ky fleksibilitet inkurajojnë zhvillimin e ideve nëpërmjet përmirësimit të mundësisë e shpalosjes së suksesit. Kjo është ilustruar në ripërdorimin e aplikacionit RosYama.ru në platformën RosDostup.ru (e cila ndihmon qytetarët me aftësi të kufizuar të kenë akses në hapësirat publike).

Raste të tjera interesante të teknologjisë inovative për demokraci më cilësore, përfshijnë faqen “Comment Neelie” e cila përmban fjalimet e Neelie Kroes komisioneres së Bashkimit Evropian për Axhendën Dixhitale EU Commissioner for the Digital Agenda Neelie Kroes ku më tej bëhet më i lehtë postimi i komenteve dhe sipas çështjeve specifike. Projekte ku visualizohen shpenzimet publike janë gjithnjë interesante pasi ato ndihmojnë të kuptosh më mirë sistemin e financës publike. Shembulli përfshin Open Budget (Australia);  Where Does My Money Go? (United Kingdom); dhe Nasza Kasa apo Open Budget (të dyja nga Polonia).  Një ide tjetër interesante vjen nga Finlanda me emërtesën “Open Ministry,” një ndërthurje shërbimesh në të cilën qytetarët mund të përmbushin dhe diskutojnë mbi ide dhe iniciativa publike.

 

NXITJA E TË MENDUARIT KREATIV

Pjesa e dytë e diskutimit shqyrton metoda risi për të frymëzuar të menduarit krijues rreth teknologjive për ndryshim social. Pjesëmarrësit e adresojnë sfidën për të krijuar mjete me porosi si dhe për të shmangur zgjidhjet standarde, të cilat zakonisht të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.
Një moment interesant i diskutuar ishte nevoja për takime të planifikuara mirë ndërmjet personave që janë pjesë e industrisë IT dhe aktivistëve social, në mënyrë që të shmanget ideja që teknologjia është një kuti magjike që zgjidh gjithçka. Formati i këtyre takimeve nuk është i rëndësishëm. Mund të jetë një maratonë programimi  (sikurse janë ato të mbajtura nga Random Hacks of Kindness), një jo konferencë, ose thjesht një paraqitje e shkurtër e teknologjive për ndryshim social (siç janë  takimet TechSoup Global NetSquared).

Një nga çështjet më të diskutuara ishte roli i konvertuesve apo “njerëzit- urë” të cilët lidhin botën e IT-së me atë të aktivizimit civil, duke vepruar si përkthyes për të dyja palët. Njerëz të tillë nuk janë vetëm lehtësues të procesit, por gjithashtu edukues. Duke kuptuar të dyja botët, ata mund të udhëheqin në mënyrë efektive një proces duke filluar për përkufizimin e problemit, e më tej gjetjen e zgjidhjes dhe burimeve të nevojshme, duke finalizuar me zbatimin e zgjidhjes dhe ecjen më tej. Ky rol që kërkohet, është i vështirë shpesh jo fort i lavdishëm por është në mënyrë të veçantë e rëndësishme të vlerësohen persona me këtë rol.

Diskutimi përfundoi me konkluzionin se para se të përpiqemi të lidhim botën e aktivistëve me botën e teknologjisë, është e rëndësishme të mendohet për rrethanat në të cilat procesi do zhvillohet. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në hartimin e duhur, por do të kapërcejë pengesat e mundshme dhe do të përforcojë ndikimin mëvonshëm.

Ne ju rikthyem këtij argumenti gjatë ditës së dytë të “Forumit të Demokracisë Personale” gjatë seksionit barcamp në të cilin Agata Jałosińska, kryeredaktore e Technologie.org.pl, udhëhoqi diskutimin rreth “njerëzve urë” dhe domosdoshmërisë së tyre.


Video e këtij paneli do të shfaqet së shpejti në adresën: http://personaldemocracy.com/.

 

The picture from the panel discussion belongs to Fundacja ePanstwo, the PDF conference in Warsaw organizer.

Data

04/30/2013 - 12:15