Resource

Po e nise vijnë vetë...

Resource

By: Steven Flower of NetSquared Manchester

Unë konfirmoj katërcipërisht se besoj në vlerën e takimeve që pasojnë “offline” (pasi ke mbyllur kompjuterin) në kontekstin e komuniteteve për zhvillimin e teknologjisë. Kjo është edhe më e përshtatshme, kur shqetësimi vjen për çështje të komunitetit. Pra, po ndaj me të tjerët eksperiencën time të katër viteve të fundit në Mançester, në Mbretërinë e Bashkuar. Ka pasur një rritje reale të grupeve komunitare, të cilët janë takuar sipas rregullave bazë për të ndarë njohuritë, historitë e tyre dhe shumëçka rreth teknologjisë, ku unë kam qenë me fat të jem një pjesë e vogël e saj.

Fillimisht, kisha imagjinuar se kjo do të ishte një histori në lidhje me hapësirat e komunitetit, dhe se si ne kemi nevojë për ato. Nga hapësira, unë me të vërtetë do të thosha “qendra komunitare-fizike”, e cila na bën të ndeshemi me mjedise apo situata të cilat na pëlqejnë. Por, siç kam shkruar, kuptova se si ishte një histori njerëzore dhe ajo e rrjeteve. Hapësirat janë atje për ne, për të ndërtuar mbi to. Unë mendoj se tashmë duket qartë, por kam kërkuar gjithsesi ta flas për historinë time...

Ka ndodhur kështu: 

Pak më shumë se katër vjet më parë kam takuar Amy në Non Profit Technology Conference (konferenca për Teknologji jo fitimprurëse) në San Francisko. Ajo më tregoi në lidhje me rrjetin NetSquared një nismë për ti bërë njerëzit të mblidhen sëbashku e për të parë dhe diskutuar rreth gjithckaje të teknologjisë dhe sektorit  jofitimprurës. U thashë se do të isha i interesuar për ta provuar atë në Mançester, në një mënyrë jo fort angazhuese. Në të njëjtën kohë fillova të shkoj në takimet e  Free Software Manchester të cilat zhvilloheshin një herë në muaj në një pub. Atje, takova njerëz si Tim, Michael and Ian. Pak kohë më pas u takova me Dave and Hwa Young. Mandej së bashku me Asa and Rachael, ata u kujdesën për të pasur akses në një dyqan të vjetër skateboard-i në qendër të qytetit, dhe planifikuan ta ofronin për “grupe të komunitetit teknologjik” kryesisht falas. Ata e quajtën “Manchester Digital Laboratory” (Laboratori Dixhital Manchester), shkurt MadLab. Pra kontaktova  Amy dhe përcaktova një datë për takimin e parë të NetSquared Manchester. U përgatita për pak muaj për disa arsye:  Unë nuk dua t’i nxitoj gjërat. Gjithashtu ftova Nick, pasi ai ishte duke bërë disa gjëra në Birmingam që ishin në interes të njerëzve. Rreth 25 persona treguan se në një natë janari të ftohtë, ditë e martë, u përfshinë në rrjet, bashkë me ta edhe Tim e Mark. Dhe kështu, ne vazhduam të takohemi çdo muaj. Numrat ndryshuan, si në fokus dhe në tema, dhe këtë e bëmë çdo muaj, duke vënë në një kuti të përbashkët çështjet, e lidhëm laptop-in me një projektor. Pamë temat përmes pamjeve dixhitale të fushatës komunitare, më shum përmes çështjeve me pikëpamje teknologjike siç është dhe SEO, me platforma dhe qëllime bamirësie dhe mbledhje fondesh. Në të njëjtën kohë, kam gjetur lehtësi në fillimin dhe  organizimin e takimeve dhe aktiviteteve duke përdorur MadLab, por ndonjëherë edhe mjediset e tjera në qytet. Ngjarjet nuk kanë më nevojë për shumë planifikim mujor. Siç e thashë dhe më lart, kjo nuk ishte shumë e rëndësishme.

 

Dhe kështu:

Me Ian dhe Hwa Young organizuam një mbrëmje te Ignite talks (me nxit një forum) (siç ishte te Dita Globale e Nxitjes - Global Ignite Day). Takova Julian atje dhe diskutuam rreth Open Data. Me të tjerët, themeluam Open Data Manchester , të cilën e arritëm pas tre viteve takimeve mujore në MadLab.

Unë përmenda Timin. Unë dhe ai u bashkëpunuam me MadLab për t’u bërë qendër pritëse për Young Rewired State (YRS), një nismë kombëtare për të rinjtë si  java e hackerave mbajtur gjatë festave të gushtit. E kam vazhduar këtë çdo vit. Dhe tani, ne kemi ngjarje të rregullta për të rinjtë me këtë kod, të cilët janë të interesuar për teknologjinë dixhitale nga mosha 6-18 vjeç. Gjithashtu ne tashmë hostojmë Code Clubs në shkolla. Edhe kjo nëpërmjet rrjeteve  online e takimi me njerëz si DJ, Ben, Joe, Sam dhe Liz që na ka ndihmuar në nxitjen e bashkëpunimeve të reja.

Sa i takon NetSquared, ajo tani është ndarë si ‘kërpudhat’ në disa ngjarje dhe aktivitete. Me Nick (e kam përmendur atë në ngjarjen e parë), ne kemi marrë një rrjet të operacioneve të rregullta Social Media Surgeries (Operacioneve të Mediave Sociale), ndihmuar nga e shkëlqyera Kate. Me Michael, të cilin e kam takuar nëpërmjet Jonathan (akoma me mua?!), kemi mirëpritur takimet analizuese të rregullta për organizatat jofitimprurëse. Mark (shih më lart) do të flasë muajin tjetër në lidhje me disa Këndvështrime rreth Facebook-ut. Me Mick, të cilin e ndesha në “Mozilla Festival”,gjithashtu por presim dhe përcjellim persona në takimet mujore rreth Open Badges (buxhete transparente). Këtë javë patëm takimin e parë të një serie takimesh të rregullta në CiviCRM....

Së shpejti - Jonathan po pret takimet e rregullta për open source energy monitoring (monitorimin e burimeve të hapura të energjisë), ndërsa me Dan-in, të cilin u takova me anë të Open Data Manchester, po planifikojmë një ditë hackathon për drejtësinë fiskale: taxhack.  

 

Dhe historia vijon: 

Po më ndiqni? Unë e di, një tersi emrash të personave që ende nuk i njihni dhe vendeve ku nuk keni qenë nuk është shumë e dobishme.

Por, kjo histori e veçantë nuk ka fund. Ajo thjesht do të rritet dhe ecë më tej. Dhe siç vijon historia, rrjetet rriten dhe formojnë marrëdhënie. Si rezultat, besimi fuqizohet dhe shumë njerëz përfshihen në to. Kjo, me sa duket, është madhësia e modusit tonë.

Nëse ka ndonjë para të përfshirë këtu, ato janë shumë pak. Por ç'është më e rëndësishmja, kryeqyteti ynë duke i bërë gjërat të ndodhin dhe duke i bashkuar njerëzit me njëri tjetrin është bërë edhe më i pasur.

Kjo është një histori e thjeshtë e cila përsëritet në të gjithë botën. Të gjitha përftohen nga disa njerëz që të hedhin hapin e parë ... 

 

 

Pra, çfarë unë mësova?

Siç mund ta gjykoni vetë, kjo është një rrugë e gjatë dhe dredha-dredha, një rrëfim që ka copëza të vogla, që bashkohen lirshëm. Në konceptin e asaj që të merr me vehte, unë do të doja të ofroja pesë gjëra si më poshtë për këdo që mendon të organizojë komunitete të ngjashme:

 

1. Mos u zemëro me teknologjinë!

Kompjuterët shkatërrohen, por komunitetet qëndrojnë. Disa nga takimet dhe ngjarjet tona më janë mbajtur kur kemi fikur kompjuterët. Ne të gjithë mund të kontrollojmë faqet e internetit dhe videot më vonë. Takimet dhe bisedat janë shumë më të rëndësishme.

2. Çlirohuni më para. Çlirohuni sa më shpesh

Mos prisni. Organizoni diçka shpejt / tani. Ngjarjet e komunitetit janë të përsëritshme. Komoditeti ynë më i vlefshëm është koha, kështu që nuk e shpenzojnë atë duke menduar “çfarë nëse”...

3. Ji atje. Duku

Nëse mundesh, duku që në fillim. Unë kam mbajtur në të vërtetë disa ngjarje ku isha vetëm unë atje. Qasja ime u bazua në “zero expectations” - nëse unë e kam mbushur kohën time, atëherë ajo është mjaft e mirë për mua.

4. Bëni një hap takim të mëvonshëm & Përshëndetuni

Sigurohuni që gjithkush të jetë rehat dhe i mirëpritur, por edhe të kuptojë se kur duhet të dalë nga rruga. Ndonjëherë, amazing things happen gjëra të mahnitshme të ndodhin nëse ju lini dhomën...

5. Zgjidhni drejtime të reja

Përgatituni për të ndryshuar gjërat, çmonto dhe rindërto. Mos mendoni se çdo gjë do të zgjasë sa ç’është. Nëse dikush dëshiron të ndihmojë në formën e gjërave, atëherë i mirëpresim ato. Ju gjithmonë do të keni nevojë për ndihmë dhe ide të reja.

 

Pra, kjo ishte historia dhe e të mësuarit tim deri tani. Ky ka qenë një udhëtim jashtëzakonisht i dobishëm që është kaq gjatë. Unë pres historitë tuaja në këmbim...

 

The pictures used in this post have been taken from the UK MadLab FLICKR photo stream and (apart from the picture no 2: CC BY-NC 2.0, taken by podnosh) published under the CC-BY-SA 2.0 license.

 

Data

05/28/2013 - 15:58