Universitetet e Kosovës

Universitetet e Kosovës

Universitetet e Kosovës

Arsimi dhe rinia e vendit tonë padyshim janë shtylla të forta,dhe zgjedhja e drejtimit të duhur është shumë me rëndësi për vazhdueshmerin e pjesës tjetër të jetës,kështuqë tek uni-ks.com kanë mundësi të shikojn dhe të vendosin për ardhmërin e tyre,varësisht se cili universitet ua plotëson kushtet më shumë. Uni-ks.com do të jetë një Ueb faqe ndër të parat e cila do ti përfshijë të gjitha të dhënat,për të gjitha universitet në Kosovë si publike njashtu dhe atyre private. Për çdo universitet do të gjesh informacione të ndryshme,se çfarë literature përdorin,çfarë teknologjie përdorin,drejtimet për studime të cilat i ofrojnë,informacione për profesorët të cilët mbajnë ligjerata në lëndët përkatëse,kushtet nëpër universitete për ta fituar bursën,partneritetin e universiteteve me universitetet jashtë vendit, pastaj përveq vendodhjes së universiteteve do të ketë edhe foto etj. Ne fund të semestrit me anë të komenteve nga vetë studentet,do të zgjidhet profesori më i rregullt në ligjerata,dhe ai i cili ka munguar më së shumti,poashtu me anë të komenteve mund të ankohen studentat për një problem të caktuar etj.

Promena

Nga shtëpia duke u qasur në Ueb faqen uni-ks.com mund ti shikosh universitetet,dhe të informohesh për gjithqka rreth tyre,duke mos pasur nevojë që të shkosh tek secili universitet për të marrë informacionet të cilat i kërkon.Paknaqësia e një numri të konsiderueshëm të studentëve ndaj një problemi të caktuar,do të bëjë që të njoftohen njerëzit kompetent për atë problem,dhe pasi që të jetë kontaktuar personi pergjegjes për atë problem,do publikohet edhe përgjigjja e tij.

Tehnologija

Ueb-faqja do të jetë e përshtatshme për të gjitha platformat, desktop, mobile, tablet. Do të përdorim HTML/CSS. Dizajni i faqes do të jetë i thjesht dhe praktik ku fokusi do të jetë prezantimi sa më i mirë i tyre.

Vremenski okvir i ciljevi

Pasi te jetë zgjedhur ndër 3 projektet më të mira,do fillojmë të mbledhim informacione nga secili universitet,do blihet domain dhe hosti,dhe do punohet për dizajnin e Ueb-it që të jetë sa më i thjesht për përdorim nga qytetarët.

Izgradnja zajednice

Fushata e Marketingut është një pjesë kryesore e projektit. Fokusi ynë për marketing do të bëhet online dhe offline. Online përmes reklamave ne kanalet televizive dhe në rrjetet sociale të mbështetur nga njerëzit më me influence në Kosove, ndërsa offline përmes posterave dhe fletushkave. Vala kryesore e marketingut do të bëhet gjatë sezonës kur perfundon viti shkollor dhe do vazhdojë deri në fund të shtatorit kur edhe perfundon pranimi i studentëve nëpër universitete.

Održivost

Granti i Comunity Boost_r do të mundësoj plasimin e platformës online. Mirëmbajtja e mëtutjeshme e faqes mund të bëhet në baza vullnetare, një organizatë jo-qeveritare apo edhe vet ne prezantuesit e projektit. Gjithashtu për mirëmbajtje mund të ndihmojë edhe Ministria e Arsimit dhe reklamat brenda faqes.

Vlasnik projekta

Atdhe Mahmuti

Doprineli su projektu

Ardit Azemi, Vlonjat Gashi

Izazov

Kategorija

Transparentnost

Follow Us