News

1,2,3, Voto!

News

Votimi i dytë dhe përfundimtar për projektet finaliste të community boost_r nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova ka filluar mbrëm. Deri në fund të ditës së hënë, më 24 qershor, ju mund të votoni për tri projekte që ju mendoni se janë më të mirat. Ju keni tri dhe vetem tri vota për t’i hedhur, prandaj sigurohuni që t’i përdorni ato me mençuri!

 

Ne kemi ridizajnuar faqet e projekteve në mënyrë që ju ta kuptoni shpejtë  të gjithë atë se me çfarë kanë të bëjnë projektet. Gjithashtu kemi mbledhur të gjithë finalistët nga të gjitha vendet në një ueb, kështu që ju mund t’i shihni dhe të gjeni ato që ju pëlqejnë pa vështirësi.

Të martën me 25 qershor do të shpallen fituesit: tri projekte nga secili prej tri vendeve pjesëmarrëse do të marrin grantin prej 5000 USD për zhvillimin e mëtejshëm dhe zbatimin e nismave të projektit.

Në rast se do ketë projekte që përfundojnë me të njëjtin numër votash, rrjetet sociale do të jenë faktori vendimtar. Numri më i madh i njerëzve që përfshihen në shpërndarjen e projektit konkret si dhe numri me i madh i tyre që shfaqin interes për të, e bëjnë projektin potencialisht fitues. 

The image used in this post has been taken from FLICKR where it is published under the CC-BY-SA-3.0 license.

Data

06/18/2013 - 00:31

Autori

Written by Alicja Peszkowska