News

Takohu me fituesit

News

Pas muajsh organizimi, orësh të tëra pune e mundimi community boost_r ka arritur në pikën finale. Rrugëtimi i gjatë tashmë kurorëzohet me nëntë projekte fituese për tri vendet e Ballkanit Perëndimor, projekte këto të cilat do i shërbejnë rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Pas muajsh organizimi, orësh të tëra pune e mundimi community boost_r ka arritur në pikën finale. Rrugëtimi i gjatë tashmë kurorëzohet me nëntë projekte fituese për tri vendet e Ballkanit Perëndimor, projekte këto të cilat do i shërbejnë rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Pas raundit të dytë të votimeve të pasuar nga verifikimi i votave tashmë kemi listën përfundimtare të fituesve të këtij edicioni të community boost_r. Urime të gjitha projekteve fituese dhe suksese të mëtejshme në përfundimin e projekteve.
 

Këta janë fituesit:

Kosovë

Bordi Studimor (710 vota)- Qëllimi i këtij projekti është të ofroj një ëeb platform unike që do të mundësoj përmirësimin e cilësisë së edukimit dhe informimin sa më objektiv, duke promovuar konkurencën dhe bashkëpunimin, te institucionet e shkollimit të mesëm dhe institucionet e shkollimit të lartë gjegjësisht kolegjet dhe universitetet.

Ttaram (558)- është zëri kritik i munguar i studentit, por jo vetëm. Në të do mund të raportojnë vetë profesorët, dekanët apo punonjësit që janë aktiv në sistemin arsimor. Ttaram do jetë zëri i studentit të cilit ju kanë shkelur drejtat e veta elementare, dhe nuk ka ku të raportoj.

Better community (511)- Better Community do jetë një ueb lehtë i përdorshëm ku përdoruesit do të mund të gjejnë informacionin që ju duhet për të aplikuar për një dokument qeveritar. Gjithashtu, uebi do të ketë një formë online ku qytetarët mund të shkruajnë në lidhje me atë që i shqetëson.


Votat për të gjitha projektet finaliste nga Kosova
 

Bordi Studimor  710    vota

Ttaram         558     vota    

Better Community          511         vota

mumanin.com   317     vota    

NotoProfesorin.com      188     vota    

StopSmoking!    154     vota    

People and Memories Talk          137  vota


Bosnje dhe Hercegovinë

 

Centar 72 (678 vota)- është një sistem unik informimi në Bosnje dhe Hercegovinë që brenda 72 orësh do të zgjidh shumicën e problemeve të qytetarëve në një komunë në këtë shtet. Ky sistem do të përdoret për menaxhimin më të mirë të komunës dhe për të fuqizuar partneritetin ndërmjet autoriteteve dhe qytetarëve.

 

Šta se može uraditi? (622 vota)- Ka shumë probleme siç janë mbeturinat në rrugë, mungesa e ulëseve dhe rrugëve për karroca, stolet e shkatërruara të parqeve, mungesa e kapakëve të pusetave, mungesa e shportave të mbeturinave dhe të tjera si këto. Sta se moze uraditi (çfarë mund të bëhet), është një platformë e cila do grumbulloj informacione dhe të jetë mundësi që qytetarët të raportojnë këto problem.

EkoVizija (498 vota)- Aplikacioni për ueb dhe telefona mobil do të ofrojë mundësi që njerëzit në mënyrë shumë të thjeshtë të fotografojnë dhe raportojnë problemet ambientale me të cilat ballafaqohen. Mbeturinat në vendet publike, njerëzit e papërgjegjshëm, shkatërrimi i lumenjve e liqeneve dhe fenomene të tilla do të raportohen në këtë platformë.

 

Votat për të gjitha projektet finaliste nga Bosnje dhe Hercegovina

 

Centar 72              678 vota

Šta se može uraditi?        622 vota

EkoVizija               498 vota

POSAOMETAR   149 vota

Građanin - istraživač        140 vota

Banjaluka bez cenzure   88 vota

 

Serbi
 

Nis2.0 (414 vota)- Qeveria do të zgjidhë problemet e qytetarëve vetëm nëse vet qytetarët do t’i detyrojnë ata që të veprojnë ashtu. Për këtë arsye Nis2.0 do tu ofroj mundësi qytetarëve që të publikojnë problemet e tyre në internet dhe të ushtrojnë presion ndaj qeverive lokale në mënyrë që të zgjidhin problemin.

 

Re-E-Lekcija (382 vota)- SHIKO, THUAJE, SHPËRNDAJE: artikuloni lirshëm, hapur dhe në mënyrë kreative gjykimet dhe vlerat tuaja politike. Zgjedh një mesazh pohues, kritik apo autorial. Të gjitha këto mund t’i bëni në këtë platformë.

 

OBJEKTIVno bolje (371 vota)- OBJEKTIVno BOLJE është një platformë e cila ka për qëllim të ofrojë mundësinë për secilin qytetarë që të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve të zhvendosjes së grafiteve urryese. Në mënyrë shumë të thjeshtë, duke përdorur teknologji moderne dhe mjete komunikimi të ndryshme, në krijojmë lidhje në mes të qytetarëve dhe autoriteteve.

 

 

Votat për të gjitha projektet finaliste nga Serbia
 

NIŠ 2.0                          414 vota
Re-E-Lekcija        382 vota
OBJEKTIVno bolje        371 vota
Prostor mapiraj, društvo aktiviraj         366 vota
PODRŠKA PO MERI     112 vota
Hendi date                        53 vota
(G)RUPA                51 vota


 

Data

06/25/2013 - 11:25

Autori

Written by Doruntine