Map of Logging

Map of Logging

Map of Logging

MAP është projekt i cili nxit menaxhimin e përgjegjshëm dhe transparent të pyjeve në Rumani. Projekti inkurajon rumunët drejt raportimit të prerjes së pyjeve, si dhe të bëjnë publik çdo rast të papërgjegjshmërisë apo korrupsionit në menaxhimin e njërit prej burimeve kombëtare më të mira natyrore të vendit – drurit.

Emri në anglisht /

Map of logging / Harta taierilor de paduri

Çfarë çështje sociale është munduar ta zgjidh projekti juaj?

MAP është projekt i cili nxit menaxhimin e përgjegjshëm dhe transparent të pyjeve në Rumani. Projekti inkurajon rumunët drejt raportimit të prerjes së pyjeve, si dhe të bëjnë publik çdo rast të papërgjegjshmërisë apo korrupsionit në menaxhimin e njërit prej burimeve kombëtare më të mira natyrore të vendit – drurit.

Projekti MAP është ngritur si shërbim publik komunitar i cili ofrohet falas për publikun e gjerë, mediat, autoritetet dhe inxhinierët e pylltarisë. Faqja është në dispozicion në adresën http://harta.plantamfaptebune.ro/Public dhe ofron një pasqyrë të përgjithshme të prerjeve pyjore në Rumani, në çdo kohë. Ndonëse MAP-i nuk jep pasqyrën e hollësishme mbi çështjen në fjalë në nivel kombëtar, duhet marrë parasysh se vazhdimësia e saj bazohet në atë se përmbajtja e sak plotësohet nga njerëzit që veprojnë si qytetarë të përgjegjshëm.

Në aspekt afatgjatë, qëllimi i projektit është që të përcaktojë autoritetet ligjore të cilat zyrtarisht duhet të përdorin teknologjinë digjitale (p.sh. GIS Sistemet e Informacionit Gjeografik) dhe në këtë mënyrë bën rritjen e efikasitetit. Rezultati potencial do të jetë ai se autoritetet, pronarët e pyjeve dhe publiku i përgjithshëm do të dinë saktësisht mbulueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe përbërjen e pyjeve. Përveç kësaj, çfarëdo aktiviteti për trajtimin e pyjeve do të përpilohet duke u bazuar në morinë e detajeve që janë në dispozicion.

Si po e zgjidh projekti atë çështje?

Aktualisht, harta pret 1284 raporte pë pyjet e prera, nga të gjitha qarqet e vendit (dy qarqet mbajnë pozitat te larta: Arges me 178 raporte dhe Suceava me 161 raporte). Shifrat mund të kontrollohen në: http://harta.plantamfaptebune.ro/Public

Një herë në çdo 6 muaj ne organizojmë udhëtime në terren me vullnetarë dhe autoriteteve për të kontrolluar disa nga raportet në hartë. Ne kemi bërë këtë në një qark deri më tani, Arges, qarku me pyllin më të prerë raportet në Rumani.

18 shkurtimet e pyjeve te zbuluara, do te raportohen ne nje leter derguar autoriteteve. Institucionet jane pergjigjur nje nje afat kohore prej 1 muaj dhe kane prezantuar një total prej 30 veprave penale, nga të cilat 11 janë hapur pas testit tonë në terren. Njeri prej demeve vlerësohet te jete rreth 100.000 € dhe është përzgjedhur për tu monitoruar nga afër nga OJQ-te mjedisore të përfshira në projekt . Rezultatet e këtij hetimi penal do të përdoren për të gjitha veprimet e mëtejshme të bëra në projekt dhe në fushatat publike të anëtarëve të tjerë të shoqërisë civile. 

Cili është statusi momental I projektit tënd?

Aplikacioni është online (aktiv në internet), dhe do të jetë online për 5 deri 7 vitet e ardhshme. Momentalisht po planifikojmë teste të ngjashme në terren në 5 rajone tjera, bazuar në raportet që marrim nga interneti dhe shoqërinë civile mund të mobilizohemi jashtë internetit. Udhëtimet e ardhshme në terren mendohet të ndërmerren në qershor.

A ka ndonje komponent offline të projektit tënd?

Udhëtimet në terren paraqiten më heret. Objektivi i tyre është për të kontrolluar  faqen online të raporteve. Meqë Google Maps nuk përditësohet shpesh dhe ka imazhe satelitore të marra në zonat jashtë qyteteve, këto teste në terren janë të detyrueshme për të siguruar që raportet tona janë ende të vlefshme ose situata ka ndryshuar.Si e tillë, ne mobilizojme vullnetarët dhe autoritetet për të shkuar në vend të ngjarjes dhe të hetojë raportet për pyjet e prera raporte te cilat I kemi marrë në aplikacionet tona.

Si mendoni ta zhvilloni projektin?

Ne planifikojmë që të zgjerojmë  udhëtime në terren në qarqet te ndryshme në mënyrë që të kontrollohen raportet e marra në aplikimin online. Në mënyrë që të bëhet kjo ne duam që të tërheqim fonde për të organizuar këto veprime. Pasi të kemi mbuluar të paktën gjysmën e vendit (që tani është i mbuluar me shumicën e pyjeve tona) ne do të përdorim të dhënat e mbledhura për të rritur ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe qytetarëve për menaxhim të përgjegjshëm të pyjeve dhe mjetet e duhura për të ndërtuar atë.

Kush është I përfshirë në këtë projekt?

Ekspertë në terren, IT specialistë, ekspertë të grafikave/përdorimit, koordinator projekti, vullnetarë, autoritete.

A keni ndonjë komnet për resurset njerëzore?

Nevojiten më shumë njerëz nga komuniteti lokal për të organizuar dhe/ose të marrin pjesë në udhëtime në terren në rajonet e tyre. Sfida është se njerëzit nuk duan të ngacmojnë "biznesin" vendor meqë ata frikohen për sigurinë e tyre. Shumë pohojnë se "bizn

A ka ndonjë të ngjajshëm me tëndin që mund të jetë inspirues?

“Deforestation Tracker” nga NASA dhe Mongabay http://rainforests.mongabay.com/deforestation-tracker/ megjithatë ky mjet kërkon mbështetje lokale për të dyfishtë për kontrolloin e informacioneve në faqen (siç thuhet në përshkrimin e tyre).

Cilat gjuhë programore janë përdorur në projekt?

.NET framework ASP.NET MVC 3 SQL AZURE JAVASCRIPT

Emri i organizatës që udhëheq projektin (në gjuhën origjinale)

Plantam fapte bune in Romania

Emri në anglisht i organizatës që udhëheq projektin

We plant good deeds in Romania

Faqja e Organizatës në Internet

Si quheni?

Liana Buzea

Vendi

Romania

Kategoria

Adresa URL