News

Finalistët e Community boost_r nga Kosova !

News

Pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, kemi arritur në përfundim të procesit të përzgjedhjes së finalistëve. Aplikimi, votimi dhe vlerësimi i jurisë ka përfunduar dhe tashmë kemi shtatë finalistët që do marrin pjesë në Code Sprintin e ardhshëm që do organizohet në Prishtinë gjatë fundjavës së tretë të qershorit, gjegjësisht më datë 15-16.

Këta janë finalistët:

  1. mumanin.com
  2. Notoprofesorin.com
  3. People and Memories Talk -
  4. StopSmoking!
  5. Bordi Studimor
  6. Better Community
  7. Ttaram


Gjatë code sprint 48 orësh, grupet finaliste do të takohen me teknologët dhe do zhvillojnë versionin beta të platformave, uebit apo aplikacionit të tyre. Ata gjatë këtyre 48 orëve duhet t’i përgatisin produktet e tyre për publikim. Pas Code Sprint do të hapet edhe një raund tjetër i votimit nga publiku që do pasohet nga vlerësimi përfundimtar i jurisë. Pas përfundimit të këtyre dy fazave do zgjedhen tri projektet më të mira për të fituar grantet nga 5000 USD. Projekteve fituese do tu sigurohet edhe asistenca teknike për të siguruar një lansim sa më të suksesshëm të tyre.

Data

05/30/2013 - 10:44

Autori

Written by Alicja Peszkowska