News

Prishtina gati për code sprint

News

Përgatitjet për code sprint që do mbahet më 15 dhe 16 qershor në Prishtinë tashmë kanë filluar. IPKO Foundation që po implementon projektin në Kosovë ka realizuar takimet me të gjitha ekipet finaliste duke u njohur më për së afërmi me njerëzit të cilët veç se kanë nisur punën rreth projekteve me të cilat garojnë në finalen e madhe. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar në detaje se cili është progresi që ekipet kanë arritur në realizimin e projekteve të prezantuara dhe njëkohësisht janë potencuar edhe modalitetet me të cilat mund tu dilet në ndihmë këtyre ekipeve.

Pothuajse të gjitha ekipet garuese janë kompletuar dhe kanë gjetur partner nga shoqëria civile që do tu dalin në ndihmë në rast se projektet e tyre fitojnë. Bazuar në vlerësimet e përgjithshme, fundjava e 15-16 qershorit do të jetë shumë dinamike dhe gara shumë e ngushtë.

The picture from the Wikimedia Israel's 1st "Wikipedia Hackathon" in Tel Aviv 2013 has been taken from the Wikimedia Israel FLICKR stream where it is published under the CC BY SA licence.

Data

06/07/2013 - 09:03

Autori

Written by Anka