Resource

Free/Libre Open Source Software

Resource

Nga Łukasz Jachowicz

FLOSS, software, open source - ne ndeshemi me këto termat shpesh e më  shpesh, por ne nuk dimë  gjithmonë se me çfarë  kanë  të  bëjnë apo nëse duhet t’ju kushtojmë vëmendje .

Synimi i këtij teksti është të prezantojë aspektet më të rëndësishme të licencimit FLOSS (Free/Libre/Open Source), te tregojë si ndryshojnë licencat e llojeve te ndryshme, dhe të provojë që qasja falas në proceset teknologjike është një  temë  e vlefshme që kërkon vëmendjen tonë.

Çfarë është FLOSS?

Program  kompjuterik falas (free software) është një  lloj programi   që  nuk i ngarkon përdoruesit e tij me rregulla strikte licensimi në kopjimin, modifikimin  dhe përdorimin e tij. Me fjalë të tjera, ne jemi të lirë  të  kopjojmë një program të mbrojtur nga një licencë falas, dhe c’është më e rëndësishme  ne mund të kontrollojmë kodin burim  të tij dhe ta korrigjojmë atë nëse duam. Ne gjithashtu mund edhe të rishpërndajmë programin që kemi ndryshuar. Ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme ka të bëjë me faktin që nuk ka një ndarje midis përdorimit komercial dhe atij jo komercial. Ne duhet te kemi parasysh  gjithashtu se “falas” nuk do të thotë domosdoshmërish “pa pagesë”: nëse  duam ne mund ta shesim programin  por duhet të mos harrojmë që blerësi ka të drejtë ta rishpërndajë atë- falas ose jo.

Falas apo i Hapur?

Termi free  software ndonjëherë është përdorur si sinonim i  open source (burim i hapur). Për një përdorues tipik nuk ka diferencë mes këtyre dy lloj programesh, emrat thjeshtë theksojnë aspektet e ndryshme të licencimit falas. Krijuesit e programeve falas nënvizojnë lirinë e përdoruesit dhe programuesit, ndërkohe që zhvilluesit e burimit të hapur thjesht informojnë marrësit që mund të kenë qasje falas tek source code (burimi i kodit) duke i injoruar aspektet filozofike.

Termi FLOSS është sugjeruar për të vendosur dy llojet e përqasjeve të filozofisë së licencimit në një etiketë të vetme dhe është vërtetuar  të jetë i dobishëm.

Licencat

Licenca më popullore e programit falas është GNU General Public License Kur ne vendosim të mbrojmë programin tonë me të, ne i sigurojmë çdo përdoruesi të programit tonë të gjitha avantazhet e përdorimit të programit falas. Kjo do të thotë që çdo program me licencën GNU GPL mund të përdoret, kopjohet, modifikohet, dhe rishpërndahet pavarësisht qëllimeve komerciale ose jo të përdoruesit, Një program me këtë licencë duhet të shpërndahet ose me kodin burim të plotë ose me informacionin se ku mund të gjendet ky kod (për shembull, adresa e faqes së internetit ku kodi është publikuar). Kjo nuk do të thotë që përdoruesit duhet të ndajnë me të tjerët përditësimet e tyre të kodit nëse ata e modifikojnë atë për nevojat e tyre.

Detyrimi për të siguruar të gjithë përdoruesit  me të drejta të barabarta për  programin, do të thotë që përdorues të veçante e kanë të ndaluar ta “mbyllin” atë. Nëse dikush fillon te përdorë programin që ne kemi zhvilluar dhe që kemi vendosur ta mbrojmë me GNU GPL, ata nuk mund të parandalojnë përdoruesit e tjerë që ta përdorin atë program me terma të ngjashëm. Me fjalë të tjera, nëse autorët e programit vendosin që ta hapin plotësisht kodin e tyre, askush nuk mund ta “mbyll” pa lejen e tyre.

Është shumë i rëndësishëm fakti që licenca GNU GPL, ashtu si shumë licenca programesh të tjera falas, sigurojnë një mbrojtje të plotë të të drejtave të autorit dhe e quan të jashtëligjshëm përvetësimin e kodit të dikujt tjetër.

Disa nga projektet më të rëndësishme të shpërndara nëpërmjet kësaj licence janë: thelbi i kodit te sistemit Linux (në të cilin është bazuar edhe Android), shfletuesi i internetit Firefox dhe editorët grafik si Inkscape GIMP dhe Blender.

Mund te gjejmë shumë shembuj të tjerë të licencave falas. Mes tyre më popullorët janë licencat e llojit BSD. Edhe pse ato janë të shumta (më të rëndësishmet janë X11, ISC, dhe Licenca e Thjeshte BSD), ato kanë disa tipare të përbashkëta: ato lejojnë përdoruesit që të hapin programin në mënyrë të palimituar, lejojnë modifikimin dhe rishpërndarjen e tij lirisht (për përdorimi komercial ose jokomercial) si dhe rishpërndarjen  e versioneve  të modifikuara të programit. Diferenca më  e rëndësishme  mes tyre dhe GNU GPL është që BSD mundëson çdo përdorues të “mbyll” kodin –  të  mund të marri kodin burim, ta modifikojë (ose jo) dhe rishpërndajë  një version të  përpiluar si të ishte një program i pandryshueshëm. Produkti përfundimtar, megjithatë, duhet të përmbajë informacion në lidhje me ideatorët. Produktet më interesante të mbrojtura nga licencat e llojit BSD janë NetBSD, OpenSSH, Chromium, Banshee dhe TOR.

GPL thekson  lirinë e përdoruesve dhe ndalon kufizimin e të drejtave të tyre. BSD-ja nga ana tjetër fokusohet në lirinë e krijuesve, duke ju dhënë atyre privilegje të shumta. Një përpjekje relative për të kombinuar të dy përqasjet është Mozilla Public License 2.0 (MPL). Kjo licencë i jep përdoruesve të drejtën për të përdorur, modifikuar, rishpërndarë dhe ripërdorur kodin, si dhe bën të mundur  kombinimin e tij me një kod me licence të ndryshme (ose te përafërt!) me kushtin që të ruhet në një source file (skedar burim) të veçantë, dhe në këtë mënyrë  çdo përdorues i programit përfundimtar  mund të ketë akses tek pjesët origjinale të kodit burim në mbrojtjen e licencës MPL. Me fjalë të tjera, nëse një programues kërkon të përdor fragmente të kodit MPL në produktin e tij “të mbyllur”, ai/ajo mund ta bëjë atë duke siguruar që kodi i “mbyllur” nuk do të ruhet në te njëjtët skedar burim si kodi i hapur, duke mundësuar në këtë mënyrë aksesin e skedarëve burim që janë  të hapur nga ana e përdoruesit përfundimtar  të  programit të modifikuar. Në  këtë mënyrë, kushdo mund të zhvillojë një  program kompjuterik të  mbyllur bazuar në fragmentet e një kodi MPL pa nxjerr në pah pjesë të kodit që ata kanë shpikur vetë.

Versionet  MPL më të hershme se  2.0 nuk janë të  pajtueshme  me GNU GPL dhe përdorimi i tyre nuk është i rekomandueshëm. Një  kod MPL mund të  përmbajë një dispozitë “papajtueshmërie me licenca të  treta” që përjashton GPL, LGPL dhe AGPL. Për shkak të kompleksitetit të licensave do të  ishte e rekomandueshme të konsultoheni me seksion FAQ tek http://www.mozilla.org/MPL/2.0/FAQ.html.

MPL 2.0 ndër të tjera përdoret nga Mozilla Firefox, Thunderbird and Libreoffice.

Përveç GNU GPL dhe BSD ne gjithashtu mund të veçojmë disa licenca të  tjera falas, shpesh te pajtueshme me njëra-tjetrën (që do të thotë që programuesit munden lehtësisht të kombinojnë kodet e tyre nën mbrojtjen e këtyre licencave). Free Software Foundation bën të mundur një listë  të  licencave të  pajtueshme me GPL-ne. Kërkoni për to në  http://www.gnu.org/licenses/license-list.en.html#GPLCompatibleLicenses.

Licencat falas dhe të drejtat e autorit

Duhet pasur parasysh se  licencat falas nuk mohojnë  autorët dhe  të drejtat e tyre mbi krijimin . Edhe pse ato  i japin përdoruesve më  shumë  të drejta se licencat e “mbyllura”, ato nuk lejojnë  autorët të siglojnë kodin e dikujt tjetër me emrin e tyre, ose të cënojnë licencën apo  të drejtën e autorit në ndonjë mënyrë tjetër.

Licencat falas nuk përmbajnë  ndonjë  kufizim në  përdorim apo shpërndarjen e  programit kompjuterik . Një  licencë  falas  mundet të  përdoret ligjërisht nga përdoruesit privat ashtu si nga OJF-të  dhe sipërmarrjet komerciale. As fatura dhe  as një provë e blerjes nuk janë të nevojshme - për shkak se programet mund të shkarkohet falas nga Interneti.

Kush është përfituesi?

Nuk është e vështire të gjesh modele biznesi bazuar në  pajisen me  shërbime të programeve kompjuterike falas. E vërteta është që programi në vetvete mund të merret falas, por në te njëjtën kohë është e ligjshme për këdo ta shes atë ose disa shërbime që lidhen me të. Një ekosistem i tërë me firma që sigurojnë shërbime shtesë është krijuar rreth programeve falas  siç ndodhi në rastin e një programi të mbyllur  (si sistemi popullor operativ Windows ose si paketa  MS Office). Si rezultat pothuajse çdo program me një licencë falas mund të kopjohet falas nga Interneti, por gjithashtu mund të  blihet jashtë Internetit  (për shembull distribucionet popullore Linux) ose të merret me një paketë shërbimesh të specialistëve që ndihmojnë në  instalim, konfigurim dhe mirëmbajtje të programit. 

Një  tjetër praktikë popullore është e ashtu-quajtura “licencim i dyfishtë”, ku versioni i hapur i një programi  është pa pagesë, por nëse dikush do të përdor kodin burim të tij në një program të mbyllur duhet të paguajë. Kjo është zgjidhja e aplikuar nga krijuesit e një prej databse-ve më popullor në botë – MySQL. Një programues mund të  përdor fragmente të  kodit burim me MySQL falas, duke bërë të mundur  që  gjithashtu të  mbroj  zgjidhjen e tij  me një licencë falas. Nëse  do të duhet  të përdorim të njëjtin kod për të zhvilluar një program të “mbyllur”, do duhet të blej një licencë komerciale nga MySQL gjithsesi. Është e zakonshme  të bësh para duke shitur një pajisje që përdor një program falas që shpesh operojnë  me  produktet Linux – ky është rasti i Android-it në celularët, ruterat WiFi, set-et  e  TV-ve dixhital dhe dekoderat e TV, 

Ku mund të marr ndihmë?

Burimi  më i mirë i dijeve  rreth licensave janë vetë licencat. Ato mund te gjenden ne internet si add-ons te programit kompjuterik falas. Një përmbledhje e shkurtër e licencave me popullore, si ne Anglisht ose ne Polonisht mund te gjenden në Free Software Foundation – http://www.gnu.org/licenses/license-list.html. Një tabelë nga FreedomDefined (http://freedomdefined.org/Licenses#Comparison_of_Licenses) mundet gjithashtu te jete e dobishme. Kur dyshoni, mos hezitoni te kontaktoni Foundation for Free and Open Software tek  http://www.fwioo.pl (Emri Polak: Fundacja Wolnego i Otwartego Oprogramowania,Anglisht folësit janë të mirëpritur) ose autorin e këtij teksti ().

Photo in this article was published by phradaka  on FLICKR under a CC BY-NC-ND 2.0 License

Data

10/31/2013 - 17:40