Resource

Një prezantim i Hartave që shërbejnë për Transparencë dhe Llogaridhënie

Resource

 

Një shprehje qe haset shpesh ne internet, përcakton se "80% e të dhënave kane një komponent  linear, gjeografik". Është vështirë të gjesh burimit te këtij citimi, dhe ndoshta është e drejte të supozohet se në një far mënyre është dhe i sajuar, meqenëse ka pak prova qe e mbështesin atë. Por citimi është mjaft popullor për ti mbijetuar kritikëve dhe është përdorur nga disa emra të mëdhenj në mbarë botën. Realisht nuk është çështja nëse citimi është apo jo rreptësisht i vërtetë; citimi është i domethënës, sepse është pranuar gjerësisht qe shumica e te dhënave me te cilat ne kemi te bëjmë do te ketë te paktën një përbërës linear.

By: Joseph Reeves, Humanitarian Open Street Maps

Mënyra tradicionale për të paraqitur të dhënat me një komponent linear është publikimi në një hartë statike. Rritja e përdorimit te internetit ka ndryshuar natyrshëm metodat tradicionale të të publikuarit në të gjitha llojet e medias. Hartat nuk bëjnë përjashtim. Hartat nuk janë me metoda për tu publikuar nga disa individ, e për tu konsumuar nga masa e gjere. Tani çdokush me akses sado të kufizuar në teknologji, mund të kontribuojë në proceset e mbledhjes, botimit dhe të konsumimit te te dhënave lineare. Jo vetëm që mund të përdorim të dhënat ekzistuese për  transparencë dhe përgjegjshmëri te mëtejshme , por gjithashtu mund të mbledhim vetë të dhëna dhe te punojmë bashkërisht mbi instrumente që përmbushin qëllime që më parë dukeshin te  paarritshme.

 

Këtu vlen te konsiderohen shkurtimisht dy momente të caktuara, ekzistenca e hartave konkrete për t'u përdorur si sfond për prezantimin e  të dhënave e më tej edhe grumbullimi dhe shpërndarja e të dhënave të reja. Secila zone do të trajtohet nga ana e saj dhe do të shohim se si dy zonat mund të konvergojnë

 

Paraqitja të dhënat nëpërmjet një harte, përmes pikave apo zonave, është punë e dobishme për audiencat e gjera. Shpesh një dataset, me element linear, mund të ketë përmbajtje të paplotë si hartë ekzistuese dhe nuk mund të përdoret për të ilustruar ndonjë tendence apo çështje të caktuar. Po kwshtu mund edhe tw kzistojw një hartw e ofruar online që mund të shërbejë si element bazë për të dhënat ekzistuese, duke lehtësuar përdorimin e mjeteve ne mënyre që të përgatiten dhe të paraqiten të dhënat tuaja. Google Maps është një ofrues popullor, por mund të mos jete i dobishme në zona që nuk janë të mbuluara në mënyrë adekuate; Për shembull Sarajeva, është vështirësish e dallueshme ne Google Maps, por është plotësisht e qarte nga OpenStreetMap. Kjo ilustron mjeshtërisht pyetjen e parë që duhet shtruar: A ka hartë me te dhëna te disponueshme për zonën që unë dua të mbuloj? A duhet paguar për te pasur këtë hartë apo mund të përdoret ekzistuesja pa pagesë. Shqyrtim i kujdesshëm i ofruesit te  hartës tuaj do të ketë një ndikim të madh mbi produktin përfundimtar.
 

Paraqitja e të dhënave ekzistuese sigurisht është bërë më e lehtë nga revolucioni në instrumentet që Interneti ka vënë ne dispozicion, por kjo nuk përkon me potencialet e internetit për bashkëpunim dhe komunikim të dyanshëm. Në nivelin më të thjeshtë, njëkohësisht një nga më të fuqishmit, mjetet për të shfaqur të dhënat hapësinore online mund të përdoren gjithashtu për të mbledhur të dhëna të reja. Ushahidi, për shembull, është një platformë e fuqishme për paraqitjen e të dhënave, si dhe ne mbledhjen e raporteve dhe reagimeve të reja nga e përdoruesit. Softwari i ndërtuar rreth parimit të shfaqjes se të dhënave mbi një hartë, është krijuar fillimisht për të monitoruar dhunën post-zgjedhore në zgjedhjet e 2008-s në Kenia. Platforma ka arritur që nëpërmjet shërbimit CrowdMap , të përdoret në një shumëllojshmëri situatash dhe është në dispozicion për përdorues jo-profesionis, apo për ata qe nuk kane burime të domosdoshme. Duke përdorur këtë software dhe këto shërbime, përdoruesit mund të sjellin të dhëna bazuar në raportet e dorës së parë dhe burimeve të nxjerra automatikisht nga shërbime web-i  si Twitter. Duke u kthyer ne qëllimin e tij kryesor, sipas shembujve të fundit, përdorimi i Ushahidit përkon me monitorimin e rasteve të dhunshme në zgjedhjet e 2013-ës.


Hartat nuk janë vetëm mjete të fuqishme për paraqitjen e  të dhënave, qofshin ato të dhëna ekzistuese apo informacion me burim njerëzit, por ne shume raste ato janë një nevoje themelore që shpesh po mungon. Gjatë zgjedhjeve ne Kenia Map Kibera Trust prodhoi harta zgjedhore specifike të Kibera dhe Mathare, dy zona lagje të varfra në Nairobi, duke treguar vendvotimet, kufijtë e lagjes dhe të shkuarën e të dy zonave. Kibera demonstron se këto harta janë prodhuar për të informuar palët e përfshira në lidhje me situatat komplekse në lagjet e varfra dhe për të siguruar informacion në vendndodhje të ndryshme. Përveç kësaj, hartat i ishin shpërndare policisë dhe shërbimeve të sigurisë te cilat monitoronin procedurat e mbarëvajtjes se ditës së zgjedhjeve.  Projekti Map Kibera: është një shembull i fuqishëm për rëndësinë e hartave. Në zonat e margjinalizuara te tilla si lagjet e varfra urbane, instrumentet themelore mund të jenë zhdukur ose mund te jene te paplotë, por duke i lejuar njerëzit që të shohin se ku janë vendndodhje të tilla si qendrat e votimit apo kufijtë e lagjes, ata mund te angazhohen me shumë eficencë në procese demokratike.

Data

04/23/2013 - 13:23