News

community boost_r në Prishtinë

News

Teatri Oda ishte pikë gravituese që grumbulloi më shumë se 130 njerëz në edicionin e 12 të BarCamp Prishtina. Organizuar nga partneri ynë në Kosovë, IPKO Foundation, pjesa e parë e këtij edicion të BarCamp-it iu dedikua shpalosjes së detajeve për projektin communityboost_r.

Teatri Oda ishte pikë gravituese që grumbulloi më shumë se 130 njerëz në edicionin e 12 të BarCamp Prishtina. Organizuar nga partneri ynë në Kosovë, IPKO Foundation, pjesa e parë e këtij edicion të BarCamp-it iu dedikua shpalosjes së detajeve për projektin communityboost_r. Alicja Peszkowska nga  Fundicja TechSoup, dhe  Darko Sokovic nga Dokukino ishin aty për të sqaruar idetë të cilat qëndrojnë prapa projektit tonë.

Ata filluan prezentimin e tyre duke dhënë disa detaje se si është inicuar communityboost_r, për të vazhduar pastaj me disa ide se si komuniteti kosovar mund të krijoj projekte të cilat mund të ndryshojnë pozitivisht vendin e tyre. Gjatë prezantimit të tyre Darko potencoi  rolin mjaft të rëndësishëm që qytetarët, kompannitë dhe organizatat e ndryshme mund të kenë në implementimin e projekteve që nxisin qytetarinë aktive për të përmirësuar jetët e njerëzve. “Një gjë e tillë mund të bëhet edhe me një aplikacion fare të thjeshtë që llogaritë miton”, ka thënë ai derisa sqaronte për audiencën disa ide në të cilat ata mund të investojnë. Në anën tjetër, Alicia sqaroi se njerëzit mund të aplikojnë me çfarëdo projekti që në një mënyrë ose në një tjetër mund të kontribuojnë për të mirën e përgjithëshme të komunitetit ku jetojnë, madje edhe nëse ky projekt i vogël mund të rregulloj një problem të vogël. “Është e rëndësishme për projektet tuaja që të jenë të dizajnuara dhe të fokusuara mirë në një fushë, dhe ju mund të keni shansin që të fitoni sfidën”, ka thënë ajo. communityboost_r në Kosovë do të implementohet nga IPKO Foundation.

Data

04/30/2013 - 12:53

Autori

Written by Admin