Pjesemarrja qytetare ne vendimmarrje publike

Pjesemarrja qytetare ne vendimmarrje publike

Pjesemarrja qytetare ne vendimmarrje publike

Institucionet komunale në komunën e Lipjanit nuk janë në gjendje, apo nuk dëshirojnë të risin pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje. Ne dëshirojmë të krijojmë një zgjidhje që do t’i mundësonte qytetarëve të komunës së Lipjanit qasje në vendimmarrje në institucionet e komunës së Lipjanit. Qëllim ynë është që të risim pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje në institucionet lokale nëpër mes teknologjisë informative, pra të internetit, ku ata nëpër mes ueb faqes kanë mundësi të kenë qasje të drejtpërdrejtë në vendimmarrje dhe do të kenë mundësi ti paraqesin nevojat dhe prioritetet e tyre për vendbanimet e tyre. Kështu që do të jetë një bazë e mirë e të dhënave të cilat do të shfrytëzoheshin për planifikimet e investimeve kapitale të komunës së Lipjanit në buxhetin komunal për vitet e ardhshme.

Ndryshimi

Synimi i projektit është që të ndryshojë mënyra e qasjes së qytetarëve në vendimmarrje në institucionet lokale në komunën e Lipjanit. Ndryshim do të jetë se qytetarëve do të ju lehtësohet pjesëmarrja në vendimmarrje në institucionet lokale nëpër mes teknologjisë informative, pra të internetit, ku ata nëpër mes ueb faqes kanë mundësi të kenë qasje të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

Teknologjia

Gjatë planifikimeve buxhetore të institucioneve komunale në komunën e Lipjanit qytetarët nëpër mes ueb faqes do të kenë mundësi ti paraqesin nevojat dhe prioritetet e tyre për vendbanimet e tyre. Kështu që do të jetë një bazë e mirë e të dhënave të cilat do të shfrytëzoheshin për planifikimet e investimeve kapitale të komunës së Lipjanit në buxhetin komunal për vitet e ardhshme.

Timeline & Objektivat

Objekti i parë: Ngritja e pjesëmarrjes së qytetareve të komunës së Lipjanit në vendimmarrje në institucionet komunale gjatë periudhës gjashtë mujore. Objekti i dytë: Shfrytëzimi i teknologjisë informative dhe krijimi i një data baze me të dhëna për nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të komunës së Lipjanit gjatë periudhës gjashtë mujore.

Ndërtimi i komunitetit

Me qëllim të arritjes së objektivave dhe të qëllimit të projektit organizata jonë ka planifikuar të përdorë metodat të ndryshme për sensibilizimin e qytetarëve për të shfrytëzuar sa ma mirë përfitimet dhe mundësit e këtij projekt si që do të jenë: Informimi nëpër mes media të shkruara dhe ato elektronike, shpërndarja e fletëpalosjeve dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarë dhe përfaqësuesit e këshillave të fshatrave në komunën e Lipjanit.

Qëndrueshmëria

Qëndrueshmëria do të jetë më afat gjate për arsye se mendojmë që kjo metodë elektronike e prezantimit të nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve do të bartet në pronësi institucione komunale në komunën e Lipjanit pas përfundimit të projektit për të vazhduar më tutje.

Pronari i Projektit

Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights

Kontribuesit e projektit

Bekim Krasniqi dhe Mimoza Osmani

Sfida

Kategoria

Zëri i qytetarëve

Uebfaqja

Follow Us