Resource

Celularët: Një thikë me dy presa

Resource

By: Amy O'Donell; Frontline SMS

Çdo person gjatë një dite e shikon celularin e tij mesatarisht 150 herë. Kjo e bën celularin mjet të komunikimit aty për aty e njëkohësisht një element shumë intim. Ne kontrollojmë telefonat tanë në autobus, supermarket madje edhe në takime pune. Përfundimisht është e njohur se 3.2 bilion njerëz janë përdorues unik të celulareve në mbarë botën, çka do të thotë se celulari është për këdo edhe një platformë aksesi. Ndërkaq, qëndron vetëm një vijë e hollë që ndan konceptin, me mundësinë për ta shfrytëzuar lidhjen personale të individit me telefonin e tij, për arsye dhe qëllime të gabuara. Potencialisht ekziston risku për të dështuar në përpjekjen për të angazhuar përdoruesit e telefonisë nëse nuk je i qartë, nuk ofron stimuj apo përfundon në zonën e frikshme “spam”.

TechCamp ne Sarajevë, Bosnje - Hercegovine, mbajtur në tetor 2012, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  Ballkani diskutuan se si të përdorin teknologjinë në dobi të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies. Celularët janë një temë kryesor e sesionit. Shumë nga aktivistët social e gjetën me interes idenë se si mund të modelohet përdorimi i celularëve për të përmbushur synime të shoqërisë civile.  Ky sesion ofroi gjithashtu  mundësi për të shkëmbyer eksperiencë, frymëzim dhe ide.  Organizatat e shoqërisë civile përpiqen të gjejnë mënyra për të ftuar qytetarët të bëhen sy dhe veshë për komunitetin e tyre, apo për të zotëruar sa më shumë informacion që përdoret për të mbajtur vendimmarrësit nën presionin e llogaridhënies. Pjesëmarrësit në TechCamp shprehen se qytetarët për çështjet nga të cilat preken kanë gjithnjë e më shumë mundësi të diskutojnë në media sociale, forume, peticione apo në mediume virtuale të komunikimit me përfaqësues në pushtet.

 

Mundësia për dobishmëri dhe Kufizimet në përdorimin e celularit


Gjithsesi duhet konsideruar se zgjedhja fillestare e platformës për komunikim me njerëzit rreth proceseve qeverisëse, mund të shoqërohet me kufizim të audiencës që ka formimin dhe mundësitë ekonomike për tu bërë pjesë e saj. Celulari si mjet komunikimi gjerësisht i përhapur rezulton të jetë instrumenti me premisat më të mira për shpërndarje të proceseve qeverisëse gjithëpërfshirëse. Kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit e TechCamp identifikuan këtë mundësi  të madhe komunikimi, si një mënyrë personale e për të shkuar tek njerëzit. Me depërtimin e gjere te celularit në Ballkan,  ekziston  mundësia për të përdorur ketë mjet tashmë në xhepat e njerëzve, për promovimin e projekteve për transparencë, llogaridhënie e pjesëmarrje  qytetare. Sidoqoftë, në bisedat që kemi pasur në Sarajevë është bërë e qartë, se  duhet të jemi të ndërgjegjshëm se konceptimi i projekteve ka nevojë të mendohet mirë.

 

Që në fillimi, pjesëmarrësit TechCamp u shprehen lirshëm mbi problemet që mund të zgjidhen duke përdorur celularët. Ne zhvilluam një listë me 20-30 koncepte, te cilat kishin potencial për tu mbështetur duke përdorur celularin, përfshirë arsimin, marrëdhënien me mediat, mundësitë e punësimit dhe advokimit. Gjatë diskutimit, u shfaqen pyetje kritike rreth planifikimit të projektit. Në cilat raste është e nevojshme teknologjia? A ka raste kur mjaftojnë një stilolaps e letër e thjeshtë? Në rastin kur celularët janë të nevojshëm si do ja dalin organizatat të mbledhin numrat e celularëve. Çfarë e nxit një individ për t'u angazhuar në një çështje të caktuar? Si njerëzit do tu besojnë organizatave duke ju ofruar  informacion konkret te verifikuar? Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, grupi parashtroi një pikëpamje kritike ndaj celularit - një skepticizëm të shëndoshë rreth asaj se kur përdorimi i teknologjisë celulare do të jetë i nevojshëm, ose kur mjetet më tradicionale do të jene më te dobishme për një audiencë të caktuar.

 

Ekipet e krijuara aty për aty,  duke përdorur teknologjinë, si edhe duke pasur parasysh zgjidhje për ndërlikimet e mundshme te identifikuara më parë, ishin në gjendje për të ndërtuar projekte më të mira. Pjesëmarrësit filluan te renditnin karakteristikat unike që bënin celularin te përshtatshëm për projekte të veçanta, apo kur ishte me i duhur përdorimi i tij . Për shembull, një lajmërim për punë është pikërisht ai lloj informacioni që do donte të merrte me sms një punëkërkues.
 

Një temë qe u shfaq ishte se ndërsa shërbimet celulare mund te automatizohen për të lejuar ruajtjet eficente, (si mbështetjet automatike, përgjigje me mesazhe zanore regjistruara) hartuesi i projektit nuk duhet të neglizhojë nevojën për burime njerëzore, çka u jep mundësi qytetarëve të bëjnë pyetje që kërkojnë përgjigje direkt. Kjo shfaq nevojën e faktorit pritshmëri ne planifikim, sidomos kur bëhet fjalë  për llogaridhënie. Janë të vështira  për tu provuar lidhjet shkakore mbi mënyrën se si bëhet verifikimi i të dhënave dhe trajtimi serioz i tyre  nga qeveritë, me qëllimin për të pasur ndikim në politikëbërje. Mundësia për të bërë ndryshim mund të jetë një nxitje për qytetarët që të marrin pjesë, veçanërisht nëse rezultati i eksperiencës se tyre është se angazhimi ne ketë projekt mund te beje diferencën. Por kjo mund te jete e vështirë për tu vërtetuar kështu qe projektet duhet te konsiderojnë mënyra te tjera për promovuar angazhimin.

 

 

Një konsideratë tjetër ishte se SMS-te kane një hapësirë ​​të kufizuar për tekst, prej 160 karakteresh. Kjo është një tjetër arsye pse celulari mund të jetë thike me dy presa, për sa kohe qe nga njëra anë një tekst mesazhi ofron vetëm një pjesëz e cila mund te jete e lehte për tu thithur nga marrësi i sms, e në anën tjetër ka pak hapësirë ne dispozicion ​​për të tërhequr vëmendjen dhe për te nxitur një sjellje te caktuar. Kjo është arsyeja pse shpesh është e rëndësishme te krijohet një hapësire shumëdimensionale komunikimi duke pyetur a ka ndonjë mënyrë për te përdorur radio, TV, gazeta ose takime ballë për ballë në plotësim të komunikimit me mesazhe?

 

 

Si të përdorim me mençuri “thikën” celular


Në FrontlineSMS, ne shpesh shohim njerëz qe e konceptojnë celularin si një zgjidhje, pa identifikuar plotësisht se cili është problemi. Në sesionet tona, grupet bënë punë të shkëlqyer për përcaktimin se kur teknologjia mbështet qëllimet e përgjithshme të fushatave për advokim, përpjekjet për edukim të gjerë apo ofrim shërbimesh. Grupi identifikoi se si teknologjia është një pjese e vogël, por plotësisht e integruar tek synimi kryesor.
 

Për pjesëmarrësit në TechCamp, kryesore ishte te shqyrtohej se kur celulari mund të jetë një thike me dy tehe, duke ofruar përfitime dhe sfida. Pyetja është se si të sigurohet përdorimi i anës se efektshme të celularit “thike'' përmes aplikimit të përshtatshëm. Kur  eksplorojmë mënyra për të fuqizuar pjesëmarrjen qytetare në proceset e qeverisjes  nëpërmjet aksesit dhe shpërndarjes masive të celularëve, nënkuptojmë të marrim masa që të mos fokusohemi tek teknologjia në vetvete por te shpenzojmë më shumë kohë për nevojat e njerëzve, sjelljet dhe preferencat e komunikimit duke i dhënë kuptim strategjisë së komunikimit në programim.

 

The picture from TechCamp has been taken from the community boost_r FLICKR stream where it is published under the CC BY NC SA licence.

The picture of the mobile phone was taken from the Open Clip Art Gallery and belongs to the public domain.

Data

04/25/2013 - 13:10