Resource

Open Data nga Shoqëria Civile kundrejt Open Data nga Qeveritë

Resource

 

By: Aranita Brahaj – Drejtore e Projektit Open Data Albania

Përdorimi I të dhënave qeveritare është I lidhur ngushtë me transparencën, aktivizmin civil, proceset e advokimit, e mbi të gjitha me përfshirjen e qytetarëve në procese të vendimmarrjes. Në vijim është lidhur ngushtë edhe me krijimin e mundësive për llogaridhënie dhe mirëqeverisje.

Qeveria Shqiptare në prill të vitit 2012 nëpërmjet Plan Veprimit për Open Government Partnership është angazhuar në krijimin e një portali për Open Data. Do të ishte shumë e lehtë për Qeverinë Shqiptare sot të krijojë një portal të vetin me Open Data. Kjo pasi tashmë është ndërtuar një model nga Instituti Shqiptar i Shkencave AIS. Gjithashtu gjatë dy viteve, AIS ndërtoi audiencën dhe komunitetin për Open Data Albania. Tani presim të shohim çdo të bëje qeveria për këtë megjithëse Qeveria Shqiptare nuk ka caktuar një afat dhe pas një viti nga Dorëzimi i Plan Veprimit asgjë nuk është konkretizuar ende.

Që hapja të funksionojë dhe të jetë diçka konkrete, është e nevojshme të bëhet diçka konkrete e të ndërtohet një ekosistem që nuk konsiston vetëm në standarde teknike por demokratike gjithashtu. Procesi i transparencës nuk është thjesht të sigurosh disa makineri, kompjuter apo programe për dixhitalizim të administratës publike. Procesi i transparencës duhet të ndryshojë marrëdhënien ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve. Për këtë arsye roli I ekspertëve të pavarur është shumë I rëndësishëm. Qeveria mund ta konsiderojë procesin të suksesshëm pasi të ketë shpenzuar para për teknologji por kjo nuk është e mjaftueshme.

 

Cili është roli I shoqërisë civile në ndërtimin e një komuniteti Open Data?

Duhen ndihmuar njerëzit e thjeshtë të kuptojnë më mirë se si qeveritë punojnë. Kjo me qëllim për të siguruar reagim qytetar dhe pjesëmarrje. Kjo gjithashtu shërben për të inkurajuar qeverinë të përdorë standarde që e bëjnë punën e saj transparente. Disa vende Ballkanike  si Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Rumania dhe Republika Sllovake janë të angazhuara nëpërmjet Planeve të Veprimit për Open Government Partnership në krijimin e portaleve me OPEC Data. Ka një ndryshim të madh ndërmjet portaleve me Open Data ndërtuar nga ekspert të pavarur dhe portaleve Open Data ndërtuar nga qeveritë e vendeve me demokraci të reja c janë disa nga vendet e Ballkanit.

Qeveria Shqiptare kur të publikojë portalin e saj për Open Data, e sigurt që do të publikojë në fillim të dhëna për rritjen e numrit të përdoruesve të internetit, numrin e muzeumeve dhe numrin në rritje të turistëve që vizitojnë vendin apo të dhëna të tjera që shënojnë suksese. Asnjëherë qeveritë nuk do të jenë të interesuara të publikojnë të dhëna si kjo: Vdekshmëria e nënave në lindje në Europë është 5-7 nëna për njëqindmijë lindje, ndërsa në Shqipëri ky indikator është 31, pra pesë herë më shumë. Edhe duke e krahasuar me rajonin, Shqipëria ka një tregues negativ. Ajo renditet si vendi me një situatë alarmante të vdekshmërisë së lartë të nënave ne lindje. Në vendin tonë (Shqipëri) vdekshmëria e nënave në lindje qëndron dy herë më e lartë se në malin e Zi, pesë herë më e lartë se në Maqedoni dhe pesëmbëdhjetë herë krahasuar me Greqinë.

 

Pyetja që lind është: a do jetë Qeveria e interesuar të publikojë të dhëna korrekte të shpenzimeve për frymë për shëndetësinë, ndërsa Shqipëria ka treguesin më negative në rajon? Shqipëria është e fundit me vetëm 549 USD shpenzime për shëndetësinë për frymë dhe me diferencë shumë të madhe në vlerë krahasuar me vendin e dytë Maqedonia  e cila ka 30% më shumë. Mali i Zi ka dyfishin e buxhetit tonë ndërsa Greqia shpenzon pesë herë më shumë se Shqipëria për frymë për sektorin e shëndetësisë.

 

Për vende të vogla është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të punojë sa më shumë me Open Data. Natyrisht me qëllim për të pasur rezultate, ju do të ndihmoni njerëz të thjeshtë të kuptojnë më qartë se si po qeverisen, të ndihmoni aktivistët të luftojnë për më shumë para publike për shëndetësinë dhe inkurajoni politikëbërësit të përpiqen për qeverisje më të mirë. Është detyrë e ekspertëve të pavarur të ndihmojnë njerëzit e thjeshtë në procesin për qeverisje më të mirë. Është detyrë e shoqërisë civile të përdorë fuqinë e dhënë nga teknologjitë e reja të informacionit. Të dhënat janë të fuqishme dhe le ti përdorim ato. Liderë të shoqërisë Civile janë më shumë të interesuar për transparencë krahasuar me politikanët dhe zyrtarët. Dhe kjo do të thotë që shoqëria civile ka një rol për të nxitur qeveritë të jenë sa më transparente dhe të ofrojnë jo vetëm të dhëna por edhe shërbime transparente për qytetarët.

 

The picture of the protest on July 23 1921 has been published by The National Library of Ireland on FLICKR. It forms a part of public domain.

Data

05/10/2013 - 14:30