Resource

Softuer të lire ose do të zihemi si bretkosat

Resource

Softueri i lirë gjendet kudo dhe ju me siguri veç po e përdorni pa e ditur. Duke filluar prej infrastrukturës së internetit dhe shfletuesve të uebit si Mozilla Firefox, databazave e shërbyesve të ueb faqeve, telefonave Android, sistemeve operative Linux e deri te sistemet kritike ushtarake apo shkencore, softueri i lirë i bën të mundshme të gjitha këto. 

Autor: Arianit Dobroshi, FLOSSK, Kosovo

Politikat e zgjedhjes së softuerit në administratën publike po i kushtojnë Kosovës më shume se vetëm çmimi i tyre. Ministria e Administratës Publike kishte shpallur vend të lirë pune për analist të softuerit. Detyrat dhe teknologjitë me të cilat do të merrej ky person ishin SQL Server, Oracle Database Server 10g/11i, Adobe LiveCycle, ASP.NET  C#, VB.Net, të gjitha softuer apo teknologji të mbyllura dhe të kushtueshme për zhvillimin e teknologjive në ueb. 

Rroga? 400 EUR. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës shpenzon rreth 2 milion euro në vit në licenca vetëm për produktet softuerike të Mirosoft-it. 

Para se të vazhdoni më tutje, për ju që i njihni këto produkte, cili është reaksioni  juaj refleksiv në këto kërkesa?

A e shihni ironinë? A jeni i shokuar? Shteti më i varfër në Evropë përdor teknologjitë më të shtrenjta, më të mbyllura të mundshme. Korporata Oracle, produktet e shtrenjta të bazave të shënimeve të së cilës i përdor qeveria e Kosovës, së fundi është bërë pronare edhe e produktit alternativ me kod të hapur e pa pagesë, MySQL. MySQL është databaza më e përdorur në treg. Përdoret prej aplikacioneve shtëpiake e deri te kompanitë e internetit si Yahoo. Njëri nga miqtë e mi ndërkombëtar e tregon një storie fascionuese si ka arrit t'i organizojë sistemet informative të Misionit të OSBE-së në Kosovë rreth këtij produkti, para se të punësohet nga pronarja e mëparshme e MySQL. Ende punojnë siç i kam lënë, tregonte ai me mburrje. Pse MySQL nuk bëka për administratën e Kosovës, por bënë për OSBE-në dhe shumicën e ueb faqeve në botë. Mos është për faktin që është pa pagesë? Pse duhet që studentët, punëtorët e ardhshëm të MAP-it të mësojnë me softuer të piratuar?  Cili zyrtar ka vendosur kësi politika? Çfarë beneficione kanë marrë këta zyrtarë për t’i bërë këto zgjedhje? A do t'i kishin bërë zgjedhjet e njëjta sikur të paguanin prej xhepit te tyre?  Ky është keqpërdorim i taksave te qytetarëve më të varfër në Evrope, i republikës me 40% papunësi. Ky është krim.

Por ju me siguri nuk e keni  vërejtur ironinë. Sepse kjo punë është bërë si zierja e bretkosës.  Bretkosa vihet ne ujë të ftohtë në zjarr dhe nuk e vëren fare që tashmë  po zihet. Ashtu përfundon e gjora, duke e vërejtur shumë vonë epilogun e  fatit të saj.

Softueri i lirë gjendet kudo dhe ju me siguri veç po e përdorni pa e ditur. Duke filluar prej infrastrukturës së internetit dhe shfletuesve të uebit si Mozilla Firefox, databazave e shërbyesve të ueb faqeve, telefonave Android, sistemeve operative Linux e deri te sistemet kritike ushtarake apo shkencore, softueri i lirë i bën të mundshme të gjitha këto. 

A e dini ku është ironia tjetër? Ia tregova kërkesat më lartë një investitori/profesori amerikan, që ndihmon studentët sipërmarrës austriak të fillojnë kompanitë e tyre. Kishte kaluar në Kosovë vetëm disa ditë. I tregova po ashtu për tenderin tashmë të dështuar dhjetëra milionësh për licenca për shkollat e Kosovës. Amerikano-austriaku reagoi me indinjatë, të atillë që fatkeqësisht kam frikë se ne qëmoti e kemi humbur aftësinë për të ndjerë. Tha si është e mundur që papunësia është 40%, askund nuk pamë tokë të punuar, ndërsa qeveria i shpenzon 700 milion në ndërtimin e autostradës? 

Ngjashëm, përderisa qeveri si ajo e Kantonit të Gjenevës apo e Qytetit të Mynihut, ndër më të pasurat në planet, i kalojnë sistemet informative në softuer të lirë GNU/Linux, Kosova e varfër blen licenca të Oracle dhe krijon ekosisteme të mbyllura, çmimin e të cilave taksapaguesit e Kosovës do ta paguajnë gjatë.  
  
Kam frike se vala po na zien si bretkosën.

Data

02/11/2013 - 17:27