Resource

Pushtet për njerëzit… me Open Data

Resource

By: Jeff Kaplan, Drejtor i Menaxhimit, Open ePolicy Solutions

 

Shpesh thuhet se informacioni është pushtet. Sot gjithnjë e më shumë, njerëzit e kanë kuptuar se të dhënat janë një lloj pushteti. Gjithsesi për shumicën një shpërndarje komplekse e të dhënave me numra nuk ofron aspak pushteti, e duket sikur nuk ka absolutisht kurrfarë kuptimi. Për të çliruar pushtetin e vërtetë inovativ, të dhënat duhet të jenë të vjetshme – duhet të riorganizohen dhe prezantohen në mënyrë që njerëzit mund ti kuptojnë dhe ti përdorin në shkrime mediatike, në mënyrë lehtësisht të kuptueshme si vizualizime, në aplikacione të dobishme përmes celularëve dhe ripërdorime të tjera. Aktualisht kjo është ajo që fuqizon qytetarët e më nëpërmjet përdorimit të Open Data.

Vetëm në tri vjet, Open Data është shndërruar në një lëvizje globale, e shpejtë dhe transformuese për qeveritë, bizneset dhe individët. Open Data mund të përkojë me çlirim të dhënash nga kushdo – një agjenci qeveritare, një kompani e më tej një organizatë joqeveritare. E pse kaq shumë vëmendje për mbajtjen qeveritare të të dhënave? Ka dy arsye kryesore: Së pari, qeveritë janë deri tani krijuesit dhe mbledhësit më të mëdhenj të të dhënave. Ata mbajnë më shumë të dhëna se çdo kompani apo organizatë tjetër do të shpresonte të kishte, apo që publiku mund të krijonte ditë pas dite. Arsyeja e dytë është se shumica e të dhënave të mbajtura nga qeveritë nuk është përdorur asnjëherë për asgjë, ose së shumti është përdorur vetëm për një qëllim për të cilin edhe është mbledhur. Duke çliruar të dhënat qeveritë krijojnë mundësi për të tjerët – një biznes, një kërkues shkencor, një zhvillues qoftë edhe një qytetar – për të zbuluar përdorime të reja për këtë të dhënë, përdorime që nuk janë menduar më parë nga kjo agjenci që posedonte këtë të dhënë.

 

 

Më tej një e dhëne vetme ka shumë pak vlerë. Në vetvete një e dhënë e çliruar është e dobishme. E dhëna është e rëndësishme vetëm nëse aplikohet për zgjidhjen e një problemi konkret për një subjekt konkret. Ti fuqizosh njerëzit me të dhëna do të thotë të fokusohesh në përdorimin e të dhënave dhe problemeve për të cilat mund të kontribuohet me zgjidhje. Thënë ndryshe, Open Data nuk mund të jetë një përpjekje e teknologjisë së përqendruar, ose thjesht një përpjekje e përqendruar për të dhëna. Ajo duhet të jetë vetë përqendrimi i njerëzve.

 

Të punosh me Open Data do të thotë të përfshish njerëzi, dhe kjo shpesh duke kërkuar partneritet mes tyre -  zhvilluesve dhe të tjera kategorive profesionale të angazhuar me “ndërmjetësim informacioni” për publikun në tërësi. Puna me të dhënat kërkon disa aftësi. Ndërmjetësimi i informacionit u referohet njerëzve apo entiteteve që ndihmojnë në përkthimin e të thënave në formate shumë më të përdorshme – si përdorimi nga gazeta e Open Data për të shkruar një histori rreth shpërdorimeve të fondeve qeveritare apo pabarazisë në shpenzime për shkollat, ose një zhvillues që shndërron Open Data në një aplikacion mobail për tu treguar njerëzve se cilat janë oraret e autobusëve në qytet.

 

 

Krijimi i këtyre mundësive për partneritet në Open Data, është diçka që çdokush, një OJQ ose një grup i hakerëve qytetarë mund të bëjë. Por qeveritë gjithashtu duhet të investojnë në ripërdorimin e të dhënave të tyre. Open Data duhet të jetë një partneritet publik-privat-civil.

 

Mund të ndodhë që evente si TechCamp të jenë katalizator të fuqishëm që mundësojnë ndërmjetësimin e ndërlidhjen mes agjensive dhe zhvilluesve për tu bërë sëbashku, me ide të qarta për probleme dhe se si të dhënat, në së bëhen të hapura dhe transparente nga qeveritë, duhet të përdoren për të ndihmuar në adresimin e problemeve. Ose mund të jetë një takim lokal i zhvilluesve për të bërë disa kodime bazë aplikacionesh, më tej një “Apps Challenge” të organizuar nga një agjenci për promovimin e mënyrave inovative të të përdorimit të të dhënave, një trajnim me gazetarë se si mund ti përdorim më mirë të dhënat në raportim. Në të gjithë rastet, përfshirja në grup, pasioni dhe aftësitë e një grupi njerëzish duke u angazhuar me të dhëna janë një element i fuqishëm.  Ky është një hap i parë i fuqizimit të qytetarëve nëpërmjet të dhënave.

 

Por çfarë mund të bëjnë qytetarët për tu vetëfuqizuar përmes përdorimit të Open Data? Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që çdo person mund të bëjë është e thjeshtë: të kërkojë të dhëna. Të pyes për të dhëna, të bëjë kërkesë për to. Të dhënat e zbardhura nga qeveria, që me shumë gjasë duken si të dobishme dhe të përdorshme janë të dhënat e kërkuara specifikisht. Krijimi i një sistemi “data feedback loop” në të cilën kërkohen të dhëna e më tej qeveria përmbush këtë kërkesë për Open Data, është gjëja më me vlerë.

 

 

Qeveritë duhet të fillojnë të ofrojnë “Open Data si një Shërbim”, një shërbim reagues ku agjencitë publike u përgjigjen kërkesave për të dhëna të standardit Open Data.

 

Kjo kërkon veprim nga dy palët qeveri dhe qytetarë (gjithashtu bizneset, shoqëria civile dhe media). Për të pasur një shërbim sipas kërkesës atëherë duhet ta kërkosh atë. Qytetarët duhet të përfshihen tek kjo. Qeveritë kanë dy detyra: të çlirojnë të dhëna sipas kërkesës për informim e njëkohësisht të bëjnë të hapura dhe transparente edhe të dhëna të tjera për të cilat nuk ka ende kërkesë.

 

“Armatimi” përmes të dhënave në një format të përdorshëm u lejon qytetarëve të mund të kenë drejtpërdrejtë dhe menjëherë ndikim në atë se si edhe qeveria ofron shërbime, sa me zgjuarsi i shpenzon ajo paratë publike dhe çfarë lloj politikash ajo ndjek. Open Data gjithashtu mund të ndihmojë njerëzit të marrin vendime më të mira për jetën e tyre, cilin spital ose klinikë të zgjedhin, ku të përfitojnë nga çmimet më të mira për produktet që ata blejnë (ose shesin), ose cili restorant ka më pak shkelje të kodit të shëndetit.

 

The picture of the library of the Musée McCord Museum used in this post has been taken from FLICKR and has not known copyright restrictions.

Data

04/30/2013 - 10:46